Flash

“Lukaku i pambrojtshëm, nuk ka kthim prapa”: ish-kapiteni i Inter, Bergomi, sulmon ashpër belgun

Lapsi.al 21 July 2023
“Lukaku i pambrojtshëm, nuk ka kthim prapa”: ish-kapiteni i

Situata e agravuar mes Inter e Romelu Lukaku vazhdon të mbajë tensionin ngritur në kampin zikaltër. E ardhmja e sulmuesit belg, aktualisht, mbetet në dyshim. Në këtë kuptim, pozicionohet edhe qendrimi i Beppe Bergomi, ish-kapitenit të Inter dhe komentatorit të Sky. Ish-mbrojtësi nuk e ka kapërcyer sjelljen e belgut, fajtor, sipas asaj që është mësuar, për kontaktet me Juventus prej disa muajsh.

Duke folur për mikrofonat e Gazzetta dello Sport, Bergomi tha fjalën e tij për këtë çështje: “Jeta përbëhet nga zgjedhje dhe ai i bëri të tijat. Pas asaj që ndodhi nuk ka asnjë mënyrë për t'u rikuperuar. Ai pati një negociatë merkato me Juventus dhe Milan, nuk ka kthim prapa”. Lukaku, në fakt, tani është i lënë jashtë skuadre nga Chelsea, pezull nga Juventus dhe Inter i ka mbyllur dyert.

Lexo më tej: Jashtë organikës te Chelsea, Juventus e lë në pritje: Lukaku i frikësohet ‘kurthit’

“ËSHTË I PAMBROJTSHËM”

“Unë e kam mbrojtur gjithmonë atë – vazhdoi ish-kapiteni i Inter Bergomi –. Edhe kur ai u kritikua për golat e gabuar. Në Serie A e kam konsideruar gjithmonë një lojtar dominues. E për këtë, nga këndvështrimi im, tradhtia është edhe më e madhe. Lukaku është i pambrojtshëm, tani është e drejtë që ai të mendojë për karrierën e tij”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI