Flash

Pas takimit me Riki Martin, Erjon Veliaj i përmend sumën kundërshtarit politik

Lapsi.al 21 July 2023
Pas takimit me Riki Martin, Erjon Veliaj i përmend sumën

Erjon Veliaj ishte këtë paradite në një takim elektoral në Rrogozhinë për promovimin e kandidatit të Partisë Socialiste, Edison Memolla. Gjatë fjalimit, Veliaj u mor edhe me kundërshtarët e tij politikë, që nga Sali Berisha deri te kandidati i opozitës Shkëlqim Hoxha, të cilin e thërriste në konfidencë si "Çimi".

Por ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe Veliaj bëri një deklaratë të çuditshme se kur sulmoi kundërshtarin politik nga fundshpina, duke i përmendur "sumën".

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/Veliaj-sulmon-Cimin-nga-suma.mp4"][/video]

"Për sumën tate paske paske pas lekë" u dëgjua t'i thotë Veliaj kandidatit të Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxhës, të cilin e sulmon edhe si bixhosçi, kumarxhi etj.

Nuk dihet se përse Veliaj mendon se kundërshtari i tij politik duhet t'i shpenzojë paratë për sumën e tij, nuk dihet nëse do t'i sjellë më shumë vota ky lloj fjalori, por duhet thënë se përmendja e këtyre pjesëve të trupit të tjetrit, vjen pas vizitës së Riki Martin në Tiranë me ftesë të bashkisë së Tiranës.

Martin këndoi dje në Tiranë, por erdhi disa ditë para koncertit. Kjo ishte një periudhë e vështirë për Martin, që sapo ishte ndarë nga i dashuri i tij Jwan Yosef, pas gjashtë vitesh martesë.

“Ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe duke nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjatë gjithë këtyre viteve të mrekullueshme” – shpreh çifti pak ditë para vizitës në Tiranë. 

Megjithë momentin e vështirë që po kalonte nga ndarja me partnerin, këngëtari i njohur ka shpërndarë shumë buzëqeshje në Tiranë dhe dukej shumë i lumtur në takimin që pati në zyrën e Erion Veliajt.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI