Flash

Transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga pas 1 viti në arrati 22-vjeçari

Lapsi.al 21 July 2023
Transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga pas 1

Një 22-vjeçar, i shpallur në kërkim një vit më parë për transportim emigrantësh të paligjshëm është vënë në pranga ditën e sotme në Gjirokastër. Në muajin qershor, i riu tentoi të ndihmonte disa emigrantë nga vendet e treta që të kalonin ilegalisht kufirin duke i transportuar me automjet kundrejt pagesës.

Pasi ka vënë re që po ndiqej nga policia, 22-vjeçari ka braktisur automjetin tip “Benz” dhe është larguar.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin D. N., 22 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 25”.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin qershor të vitit 2022, në aksin rrugor Skërficë-Ura e Kardhiqit, në afërsi të fshatit Çepunë, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, sapo ka vënë re se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e d...

07:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI