Flash

Video/ Milan e dërrmoi 7-0, tekniku i Lumezzane i nxjerr merkaton: kishte folur me Pioli

Lapsi.al 21 July 2023
Video/ Milan e dërrmoi 7-0, tekniku i Lumezzane i nxjerr merkaton: kishte
Tekniku i Lumezzane Arnaldo Franzini ka marrë papritur skenën pas miqësores së humbur kundër Milanit të homologut Pioli. Duke folur për mikrofonat e Milan Channel, ai zbuloi merkaton në hyrje të kuqezinjve. E gjitha sepse Franzini kishte folur shumë me tekniku Pioli, si për situatat taktike, ashtu edhe për merkaton e ardhshme. Tekniku i Lumezzano çuditërisht nuk u përmbajt të zbulonte atë që i kishte thënë në konfidencë trajneri i Milanit. Milan nuk pati asnjë problem të mposhtte Lumezzane, skuadër që militon në Serie C në miqësoren e verës. Rezultati ishte 7-0 dhe në fushë u panë shumë fytyra të reja të ardhura në merkato. Pulisic, Loftus-Cheek dhe Romero luajtën një pjesë të miqësores. Amerikani dha dy asistime, ndërsa argjentinasi i ri shënoi me penallti. Protagonist ndërkohë Colombo, me një dygolësh, si dhe Pobega. Dy golat e tjerë ishin të Messias dhe Zeroli.

FJALËT E TEKNIKUT TË LUMEZZANE

Një 'spiunim' me apo pa dashje, por që Franzini e bëri publikisht: “Përveç diskutimit taktik, ishte më së shumti një bisedë për blerjet e reja. Për mënyrën se si gjeti dhe po gjen lojtarë. E ndoshta diçka tjetër e rëndësishme do të vijë gjithashtu. Më duket se e kuptova kështu. Nuk e di kush, por e kuptova që merkato nuk ka mbaruar”. Sigurisht që ai nuk ka zbuluar diçka që nuk dihej, por mënyra si e bëri ishte e habitshme. Milan dihet që është në kërkim të një sulmuesi për të luajtur përkrah Giroud. Kandidatët kryesorë të kuqezinjve janë Scamacca, Taremi, Chukwueze, Morata dhe Isaksen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI