Flash

Allegri sabotoi Inter në finalen e Champions": Palmeri zbulon strategjinë e juventinit për të fituar titullin

Lapsi.al 22 July 2023
Allegri sabotoi Inter në finalen e Champions": Palmeri zbulon

Një plan i studiuar prej kohësh. Sipas gazetarit Tancredi Palmeri, pas lamtumirës së Romelu Lukaku me Inter qëndron Max Allegri. Tekniku bardhezi është interesuar për sulmuesin belg për dy arsye. E para, për të forcuar skuadrën e tij dhe e dyta për të dobësuar një nga rivalët për titull.

Ja çfarë shkruan gazetari në editorialin e tij për sportitalia.it: “Nëse gjithçka në futboll është relative, në kuptimin që nuk llogaritet të jesh i fortë në vetvete, por thjesht të jesh më i fortë se të tjerët, atëherë më 22 korrik fituesi absolut i merkatos është Massimiliano Allegri. Juventus nuk është përmirësuar shumë deri më tani. Por si gjeneral që shkon në luftë, Allegri ka adoptuar konceptin se prioriteti është dëmtimi i armikut, me çdo kusht".

"Në mendjen e Max armiku i betuar ishte dhe mbetet Inter - vazhdoi Palmeri -. Jo aq për juventinitetin, por sepse në mënyrë më prozaike Allegri ka dy vjet që përsërit, duke besuar apo jo, se Inter është favoriti për titullin. E kështu, nëse gjithçka në futboll është relative, nëse nuk mund të bëheni aq të fortë sa kundërshtari që mendoni se është më i fortë, atëherë hapi tjetër është ta bëni atë më të dobët për ta ulur në nivelin tuaj".

“PUNA E ALLEGRI MUND TË KETË NDIKUAR NË FINALEN E CHAMPIONS”

“Pavarësisht se sa Lukaku mund t'i shërbejë në të vërtetë kauzës allegriane, por kur trajneri i Juventus u ekspozua personalisht për të trazuar belgun në maj, është e qartë se qëllimi për të prishur planet e Inter ishte po aq i rëndësishëm për të. E Allegri e bëri mirë, duke e ditur se po përballej me një degëz të paqëndrueshme ndaj rrymave, të shqetësuar nga pankinat në Champions dhe të paqëndrueshëm ndaj rebelimit të nxitur nga nëna e tij".

Palmeri u shty edhe më tej: "E kushedi nëse qetësia e Lukaku nuk u ngacmua as në vetë finalen, kur hyri në lojë në vazhdim dhe, pa e ditur askush, ushqente tradhtinë e madhe duke u ndjerë i justifikuar sepse nuk konsiderohej më si zgjedhja e parë. Me pak fjalë, Allegri fitoi në çdo nivel, madje duke pasur një element shqetësimi në qetësinë e Inter për të luajtur për finalen e Champions League. Nëse vërtetë arrin të marrë vërtetë Lukaku, atëherë do të jetë një fitore totale”.

Kush e di nëse ky ishte vërtet plani i Max Allegri. Por nëse do të ishte, ka funksionuar në mënyrë perfekte.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI