Flash

Atletikë/ Luiza Gega, medalje e artë në Serbi: sportistja e parë shqiptare që kualifikohet në Olimpiadën Paris 2024

Lapsi.al 22 July 2023
Atletikë/ Luiza Gega, medalje e artë në Serbi: sportistja e

E pandalshme, e parezistueshme, një thesar i vërtetë për atletikën shqiptare. Luiza Gega ka rrëmbyer një tjetër medalje të artë, duke u shpallur edhe njëherë kampione Ballkani. 34 vjecarja ka realizuar edhe një arritje të rëndësishmë ne të njëjtën kohë. Atletja shqiptare është kualifikuar në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Luiza Gega ka triumfuar në disiplinën 3000metra me pengesa, duke kronometruar kohën 9.21.53 në Kampionatin Ballkanik të Atletikës. Gega ka marrë medalje të artë dhe duke regjistruar një kohë shumë pozitive, pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes. Një arritje e vlefshme në pikë, që e kualifikon Luizën edhe në Olimpiadë. Gega në fakt bëhet sportistja e parë shqiptare që ka marrë të drejtën për të shkuar në Paris 2024.

Lexo më tej: Luiza Gega vendos kohën rekord në Europianin Ekipor: e pandalshme në 3000 metra me pengesa

Shqipëria përfaqësohet në Kampionatin Ballkanin, që po zhvillohet në Serbi, me 9 atletë, nga të cilët 5 djem e 4 vajza. Turneu po zhvillohet në Krajlevo të Serbisë nga datat 22-23 Korrik, ndërsa marrin pjesë  20 shtete në total. Sot mbasdite do të mbahet gara e 3000 metrave dhe nesër ajo e 5000 metrave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI