Flash

Barcelona, anulohet miqësorja me Juventus: katalanasit goditen papritur nga një virus gastrointestinal

Lapsi.al 22 July 2023
Barcelona, anulohet miqësorja me Juventus: katalanasit goditen papritur nga

Ndeshja miqësore mes Juventus dhe Barcelona është anuluar. Sfida ishte planifikuar për në orën 4.30 (me orën tonë) të dielën në stadiumin Levi's në Santa Clara të Kalifornisë. Ajo do të ishte pjesë e turneut Soccer Champions Tour. Bardhezinjtë nuk do të zbresin në fushë në të parën nga tre ndeshjet e planifikuara në Shtetet e Bashkuara. Shkak është bërë një virus gastrointestinal që ka prekur disa lojtarë të katalanasve. Në këtë pikë, siç kanë njoftuar bardhezinjtë, skuadra vetëm do të stërvitet në stadiumin Levi's.

Ishte vetë Barcelona që zyrtarizoi fillimisht anulimin e ndeshjes: "FC Barcelona informon se ndeshja kundër Juventus FC, e planifikuar në Levi's Stadium, në kuadër të Soccer Champions Tour, është anuluar. Një pjesë e konsiderueshme e skuadrës blaugrana ka pësuar gastroenterit viral".

Lexo më tej: Barcelona, një shirit për katër kandidatë: ja kush do të jetë kapiteni i ri

Sipas katalanases ‘Sport’, virusi ka prekur rreth 10 lojtarë të Barcelonës. Kishte gjithashtu një përpjekje për të ricaktuar një afat tjetër për ndeshjen. Megjithatë, si përfundim ajo u anulua. Juventusi do të dalë në fushë të enjten më 28 korrik kundër Milan (4.30 të mëngjesit me orën tonë në Dignity Health Sports Park në Carson). Bardhezinjtë do të mbyllin turneun të enjten më 3 gusht kundër Real Madrid (1.30 me orën tonë në stadiumin Camping World në Orlando).

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI