Flash

Dëmtim i rëndë për David Silva: sezon i mbyllur pa nisur e karrierë e përfunduar

Lapsi.al 22 July 2023
Dëmtim i rëndë për David Silva: sezon i mbyllur pa nisur e

Mesfushori i Real Sociedad, David Silva ka mbetur viktimë e një episodi fatkeq. Spanjolli ka pësuar një dëmtim të rëndë që mund ta çojë atë në një tërheqje të parakohshëm nga bota e futbollit. David Silva pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë gjatë fazës përgatitore me Real Sociedad.

Një dëmtim i rëndë që do ta bëjë spanjollin të humbasë të gjithë sezonin futbollistik. Një goditje e keqe për fantazistin spanjoll që është 38 vjeç dhe që ndoshta do ta çojë atë në një tërheqje të parakohshëm. Në fakt, është e vështirë të rikuperosh një dëmtim si ky në një kohë të shkurtër. E duke pasur parasysh moshën, kohët zgjasin ndjeshëm. Nëse shkalla e dëmtimit konfirmohet, David Silva me siguri do të duhet të varë këpucët në gozhdë.

Lexo më tej: E kapi nga fyti dhe e hodhi përtokë: David Silva e pëson për sherrin me një grua gjatë pushimeve

ISCO ZËVENDËSUESI I TIJ?

Spanjolli me shumë mundësi do të trajtohet nga mjekët e klubit. E më pas do të shpallë tërheqjen nga futbolli në fund të sezonit. Një zgjedhje kjo për të mos e mbyllur i vetëm karrierën e tij prestigjioze. Real Sociedad tashmë është në kërkim të zëvendësuesit të David Silva dhe ka vënë syrin te lojtari i lirë Isco. Ish-lojtari i Madrid është në kërkim të një aventure të re në La Liga. Tashmë ka patur bisedime me menaxherët e tij për të kuptuar nëse ekziston mundësia dhe vullneti që lojtari të pranojë këtë destinacion.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI