Flash

Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Peshtan

Lapsi.al 22 July 2023
Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Peshtan

Zjarri në pyllin me pisha në Peshtan është riaktivizuar. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit dhe te erërave  të forta që ndihmojnë perhapjen e flakeve.

Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri. Ajo është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera. Drejtori i zjarrfikeseve të bashkisë Fier Zija Hyka ka pohuar se situata  eshtë shume e veshtire.

“Tre grupe zjarrfikese janë ne terren. Po kerkohen perforcime nga repartet e zjarrfikseve të Patosit.

Zjarri po perhapet me shpejtesi ne nje siperfaqe te gjere, shumë shpejtë do afrohet dhe në rrugën e vjetër rurale Fier – Cakran në vëndin e qujatur “Qafa e Shkozës”.

Fillimisht priten ndihma nga kolegët e Patosit dhe nëqoftëse situata vazhdon e njëjtë do kërkohet ndihmë nga helikopteri si një ditë më parë“, ka përfunduar shefi zjarrfikseve të bashkisë Fier Zija Hyka.

Terreni eshte shumë i vështirë, automjetet nuk shkojnë deri afër vatrave të zjarrit dhe punonjësit luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI