Flash

Sarri me probleme personale, Lotito i bën premtimin: Lazio në mbështetje të Marcos Antonio

Lapsi.al 22 July 2023
Sarri me probleme personale, Lotito i bën premtimin: Lazio në
Te Lazio nuk ka agjë të qetë. Situata e teknikut Maurizio Sarri vazhdon të shqetësojë. Ndërsa edhe fyerjet verbale të një tifozi ndaj Marcos Antonio e kanë detyruar klubin të marrë një qendrim. Dje, Claudio Lotito iu bashkua skuadrës në kampin stërvitor në Auronzo di Cadore. Pronari bardhekaltër bëri një bilanc të përballjes me Maurizio Sarri. Tekniku, sipas fjalëve të tij, po përballet me disa probleme personale. “Në fillim të qershorit patëm diskutime me trajnerin se si mund ta përmirësonim këtë skuadër”, tha Lotito për Il Messaggero. “Përveç disa problemeve personale, e gjeta të qetë – vazhdoi presidenti i Lazio –. Ai do të donte lojtarë më të gatshëm për Champions League dhe i thashë se do të përpiqem ta kënaq”. Prandaj, në këtë drejtim mbetet vetëm të priten zhvillime të mëtejshme.

TË GJITHË ME MARCOS ANTONIO

Lazio mban anën e Marcos Antonio, i cili dje i është përgjigjur në Tëitter me stil postimit diskriminues të një ultrasi. Ai konsideroi se me shitjen e radhës, Lazio do të kthehet të ketë "një skuadër pa lojtarë me ngjyrë”. "Marcos, beteja jote kundër racizmit është edhe e jona. I gjithë S.S. Lazio është me ty. Ka vetëm një fjalë për atë koment që është rezultat i pafytyrësisë: turp", shkroi në Twitter klubi bardhekaltër këtë mëngjes. Veçanërisht janë pëlqyer fjalët që vetë Marcos Antonio i kishte drejtuar autorit të postimit: "Është e pabesueshme dhe e papranueshme që në ditët e sotme duhet të lexojmë ende këtë lloj situate. Pra, dije se nuk do të më lëkundësh fare. Koka ime do të jetë gjithmonë lart dhe e etur për të luftuar kundër kësaj marrëzie".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI