Flash

Ndahet nga jeta Tony Bennett

Lapsi.al 23 July 2023
Ndahet nga jeta Tony Bennett

Këngëtari legjendar Tony Bennett është ndarë nga jeta në moshën 96- vjeçare.

Bennett ndërroi jetë në qytetin e tij të lindjes në Nju Jork, vetëm dy javë para ditëlindjes së tij, konfirmoi publicistja e tij, Sylvia Weiner, për Page Six në një deklaratë. Ajo shtoi se nuk kishte ndonjë shkak specifik të vdekjees. “Toni na la sot, por ai ishte duke kënduar një ditë para në pianon e tij dhe kënga e tij e fundit ishte “Because of You”, hiti i tij i parë #1”, thuhej në një postim në Instagramin e tij të premten. "Toni, falë teje kemi këngët e tua në zemrën tonë përgjithmonë."

Këngëtari i "I Left My Heart in San Francisco" - i cili shpesh thoshte në intervista se donte të mbahej mend si "një person i mirë" - ishte diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit në vitin 2016. "Ka shumë gjëra rreth tij që më mungojnë," tha gruaja e tij, Susan Benedetto, për Revistën AARP në vitin 2021, ndërsa ndau lajmet shëndetësore për herë të parë publikisht. "Sepse ai nuk është më Toni i vjetër ... por kur këndon, ai është Toni i vjetër."

Gjatë karrierës së tij prej dekadash, Bennett lëshoi më shumë se 70 albume, shiti më shumë se 50 milionë disqe në mbarë botën dhe fitoi 20 Grammy dhe dy Emmy. Ai ishte i njohur për shumë hite, duke përfshirë "I Left My Heart in San Francisco", "Fly Me to the Moon" dhe "Steppin' Out With My Baby" , "Love for Sale" dhe "Anything Goes"./Lapsi.al

Të këshilluara

Drake: Arsyeja pse nuk dua të martohem

Drake ka zbuluar së fundmi arsyen pse nuk është martuar, teksa foli për jetën e tij të dashurisë. Duke u shfaqur në "The Really Good Podcast with Bobbi Altho...

09:50

E vërteta rreth fotove të Meghan Markle

Meghan Markle shpesh akuzohet se i jep para paparacëve në mënyrë që ajo të mund të "inskenojë" foto, por një fotografe i ka kthyer përgjigje pretendimeve. Du...

13:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI