Flash

Galatasaray e blen nga PSG, Icardi ikën menjëherë: do të luajë në Argjentinë për t'i qendruar pranë gruas

Lapsi.al 24 July 2023
Galatasaray e blen nga PSG, Icardi ikën menjëherë: do të

Mauro Icardi la shenjë në turqi pas një sezoni me 23 gola në 26 ndeshje dhe i kurorëzuar me titullin kampion. Ndaj Galatasaray e bleu me titull përfundimtar prej pak orësh. E megjithatë Mauro Icardi mund të kalojë të paktën gjashtë muajt e ardhshëm në Argjentinë. Pikërisht në një huazim te Newell's Old Boys, një klub me qendër në qytetin e Rosarios. Arsyeja? Një zgjedhje jete për shkak të periudhës së vështirë shëndetësore që po përjeton Wanda Nara, menaxherja dhe nëna e fëmijëve të tij.

Pas fjalëve për një leuçemi të dyshuar, ishte pikërisht 36-vjeçarja ajo që ka komunikuar në kanalet personale sociale se diçka nuk po shkonte ashtu siç duhej. Një shfryrje e vërtetë dufi që konfirmoi një gjendje shëndetësore që nuk ishte aspak optimale. Një e dhënë e mëtejshme vjen pikërisht nga zgjedhja e Mauro Icardi, që sezonin e kaluar rigjeti shkëlqimin në Turqi. Nga këtu ka ardhur vendimi i Galatasaray për ta blerë atë nga PSG për 10 milionë euro. Argjentinasi, me klubin e Stambollit, ka firmosur një kontratë trevjeçare.

Lexo më tej: Wanda Nara me leucemi: gazetari Lanata ka pasur akses në analizat e gruas së Icardit

Një operacion i rëndësishëm për klubin turk. Megjithatë, Galatasaray është i gatshëm ta lejojë sulmuesin 30 vjecar të largohet menjëherë në formë huazimi në Argjentinë. Një zgjedhje që do ta lejojë të vazhdojë të luajë, por edhe të qëndrojë pranë bashkëshortes Wanda Nara. Në atdhe e pret Newell's Old Boys. Njoftimi zyrtar duhet të arrijë në ditët në vijim dhe mund të varet edhe nga diagnoza përfundimtare e sëmundjes së gruas së tij.

DYSHIMET PËR LEUÇEMI

Bashkëshortja e sulmuesit Mauro Icardi u shtrua në klinikën Los Arcos të mërkurën e kaluar. Ajo kishte ndjerë dhimbje të forta barku. Sipas analizave të para Wanda vuan nga një inflamacion i shpretkës. Ajo ka edhe një anomali të konsiderueshme në nivelin e qelizave të bardha të gjakut. Wanda, që aktualisht drejton edicionin argjentinas të Master Chef, dhe familja e saj padyshim nuk kanë dhënë asnjë lajm për ngjarjen. Sipërmarrësja argjentinase dyshohet se mund të ketë leucemi. Gazetari i njohur argjentinas Jorge Lanata, bëri të ditur se të afërmit e modeles dhe biznesmenes kanë kontaktuar qendrën e specializuar të leuçemisë, Fundaleu. Siç bëhet e ditur nga portali i internetit Radio Mitre, fakti që analizat rezultuan me nivel të rritur të rruazave të bardha tregojnë një sëmundje hematologjike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI