Flash

Plas gallata në sport, Antetokounmpo: "Al Hilal më merr mua, ngjaj me Mbappé"

Lapsi.al 24 July 2023
Plas gallata në sport, Antetokounmpo: "Al Hilal më merr mua,
Një ofertë si ajo e Al Hilal është një çmenduri e vërtetë, jo vetëm për njerëzit e thjeshtë, por edhe vetë sportistë të superpaguar. E kështu, ironia ka shpërthyer në botën e sportit. Giannis Antetokounmpo gjithashtu ka dashur të ndërhyjë përmes rrjeteve të tij sociale për temën e nxehtë të merkatos së verës. Pikërisht transferimin e mundshëm të Kylian Mbappé nga PSG te arabët e Al Hilal. Lexo më tej: Mbappé ironizon Al Hilal e i thotë jo 400 milionë eurove: "Më mirë një vit në pankinë" Ylli i Milwaukee Bucks, Antetokounmpo, dy herë MVP i sezonit të rregullt të NBA, postoi një selfie në Twitter. E bëri duke e shoqëruar me një mesazh ironik: "Al Hilal, mund të më marrësh mua. Unë ngjaj me Kylian Mbappé". Tweet-i i tij u pranua menjëherë nga kampioni francez, i cili e citoi atë të shoqëruar nga një varg emote që qeshin me gjithë zemër. Me pak fjalë, për momentin edhe Mbappé nuk duket se e ka marrë shumë seriozisht çështjen...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI