Flash

Victoria Beckham ribashkohet me "Spice Girls"

Lapsi.al 24 July 2023
Victoria Beckham ribashkohet me "Spice Girls"

Victoria Beckham u rikthye në rolin e saj si Posh Spice nga Spice Girls për një natë karaoke në Miami – ndërkohë që la të kuptohet edhe për një ribashkim për grupin e vajzave.

“Ngrohja e vokalit në Miami! Gjëra të reja na presin", ka shkruar stilistja në një video të postuar në TikTok të dielën.Victoria ndau fjalët e këngës hit të Spice Girls "Say You'll Be There", ndërsa bashkëshorti i saj, David Beckham, kërcente pranë saj. Mbishkrimi i Victorias aludonte se ajo  mund të ribashkohet me Spice Girls në turne. Llogaria në Instagram për grupin e njohur të vajzave  gjithashtu nxiti spekulimet duke ripostuar videon në Story të tyre në Instagram të dielën. "Njëherë, Spice Girl gjithmonë një Spice Girl ," ndau faqja.

Brown, e njohur si Scary Spice, sugjeroi më parë në një intervistë në maj se të pesta vajzat do të riktheheshhin në sken[ për herë të parë në 11 vjet. “Teoria ime është se nëse e them mjaftueshëm, do të ndodhë. Por në fakt, ne po planifikojmë të lëshojmë një deklaratë”, tha ajo për Sun në atë kohë.“Nuk mund të them asgjë për momentin, por do të jetë diçka që fansat do ta pëlqejnë vërtet.”

Ndërsa zbulimi i Brown dha shpresë për një ribashkim të plotë, Victoria ka kundërshtuar vazhdimisht këtë ide gjatë viteve. Në vitin 2018, ajo mbylli thashethemet, duke përmendur angazhimin ndaj markave të saj të modës dhe bukurisë. “Unë nuk do të shkoj në turne. Vajzat nuk do të shkojnë në turne”, tha ajo për Vogue UK në atë kohë. Një vit më vonë grupi filloi një turne ribashkimi pa të, i cili shënoi shfaqjet e tyre të para që nga viti 2012./Lapsi.al

Të këshilluara

Zayn Malik rikthehet në muzikë

Zayn Malik është rikthyer zyrtarisht. Ish anëtari i One Direction, publikoi këngën e tij të parë "Love Like This", pas dy vitesh. Klipi, i cili u drejtua nga...

11:15

Ndahet nga jeta Tony Bennett

Këngëtari legjendar Tony Bennett është ndarë nga jeta në moshën 96- vjeçare. Bennett ndërroi jetë në qytetin e tij të lindjes në Nju Jork, vetëm dy javë para...

10:11

Drake: Arsyeja pse nuk dua të martohem

Drake ka zbuluar së fundmi arsyen pse nuk është martuar, teksa foli për jetën e tij të dashurisë. Duke u shfaqur në "The Really Good Podcast with Bobbi Altho...

09:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI