Flash

Video/ Luanin kundër United, por tifozët e Arsenal rrahin njëri-tjetrin: ja çfarë ndodhi në Nju Jork

Lapsi.al 24 July 2023
Video/ Luanin kundër United, por tifozët e Arsenal rrahin
Një përleshje e dhunshme ka ndodhur dje, me rastin e ndeshjes miqësore mes Arsenal dhe Manchester United. Takimi është fituar 0-2 nga Djajtë e Kuq. Skuadra e Ten Hag barazoi rezultatin e ndeshjes së parë dhe në fund fitoi 3-5 edhe me penallti, pas kohës së rregullt. Megjithatë, skenën e morën tifozët. Në tribunat e MetLife Stadium në Nju Jork, gjatë ndeshjes ndodhi një sherr i ashpër ku janë përfshirë disa tifozë. Goditjet, grushtet dhe një klimë dhune e përgjithshme shënjuan një pasdite që duhej t'i kushtohej argëtimit.

RRAHJE MES TIFOZËVE TË ARSENAL

Ai që krijoi paqartësi të mëdha ishte një detaj i bujshëm: protagonistët e sherrit ishin të gjithë tifozë të Arsenal. Sipas asaj që u mësua, e gjithë kjo situatë u krijua nga një sherr mes dy mbështetësve të Gunners (të dy të plagosur rëndë). Sherri mes tyre, më pas u pasua me përplasje të mëtejshme me grushte ku u përfshinë shumë të pranishëm në tribunë. Lexo më tej: Lamtumira prekëse e David De Gea: spanjolli largohet nga Manchester United, pas 12 vjetësh Stjuardët dhe personeli i sigurisë ishin praktikisht të pafuqishëm. E në momentin që policia mbërriti në vendngjarje, sherri, i cili zgjati disa minuta, kishte përfunduar. Për momentin nuk është e qartë arsyeja reale që shkaktoi përplasjet mes tifozëve. Sidoqoftë, e sigurtë është se një takim që u shfaq si një shije verore e Premier League është kthyer në një faqe të tmerrshme sportive.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI