Flash

Video/ Mané pyetet nga gazetarët, përgjigja i lë pa fjalë: "Më vrisni çdo ditë e tani doni të më flisni"

Lapsi.al 24 July 2023
Video/ Mané pyetet nga gazetarët, përgjigja i lë pa
Sadio Mané u ndalua nga gazetarët teksa po largohej nga stërvitja e Bayern Munich. Ata donin një prononcim të senegalezit, por përgjigja e tij i la të gjithë të habitur. Situata e Sadio Mané nuk është ajo më idealja. I ndarë në shtëpi te Bayern Munich, si për atë që ndodhi sezonin e kaluar me Sané, ashtu edhe për një marrëdhënie më pak se idilike me Tuchel. Në këtë pikë, ish-sulmuesi i Liverpool mund të sakrifikohet nga bavarezët për të arritur te një sulmues i ri. Kjo është arsyeja pse senegalezi nuk është tamam i qetë. Sidomos me shtypin, që përhap çdo ditë thashetheme të reja për situatën e tij. E kështu Mané rebelohet duke humbur pozitivitetin që aq shumë e karakterizon. Pas seancës stërvitore gazetarët u përpoqën ta ndalojnë për t'i bërë disa pyetje, por sulmuesi u përgjigj: "Më vrisni çdo ditë dhe tani dëshironi të flisni me mua?". Të gjitha fjalët senegalezi i tha pa ndalur ecjen dhe me një vështrim agresiv. Më pas, ai doli nga qendra sportive e Bayern.

MANOVRAT E BAYERN PËR SULMIN

Nuk është sekret që Bayern Munich është në kërkim të një sulmuesi të ri. Dëshira e parë e Tuchel është Harry Kane, por Tottenham ka ngritur murin si zakonisht dhe largimi i kapitenit duket i komplikuar. Në radarin bavarez ka hyrë edhe Dusan Vlahovic, por serbi nuk është opsioni i parë i tyre. Bavarezët testuan për një kohë edhe situatën e Osimhen, por kërkesa e Napolit i trembi. Lexo më tej: Nga roja te pastruesit, Manè i kujton të gjithë: dhurata e tij për punonjësit e Liverpool është unike Nga ana tjetër, për sulmuesin senegalez po flitet me këmbëngulje nga Arabia Saudite. Por ai nuk duket aspak i bindur për destinacionin. Mané po bën gjithçka që është e mundur për të bindur Tuchelin që të vërë sërish bast tek ai sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI