Flash

Botërori i femrave, kërkesa e pandershme e teknikut të Holandës për lojtaren: van de Donk nuk donte ta bënte

Lapsi.al 25 July 2023
Botërori i femrave, kërkesa e pandershme e teknikut të

Me golin e shënuar nga Stefanie van der Gragt në fillimin e pjesës së parë, Holanda arriti të marrë më të mirën ndaj Portugalisë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për femra që po zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re. Një fitore që projekton tulipanët në krye të grupit, së bashku me Shtetet e Bashkuara, fitues lehtësisht ndaj Vietnamit 3-0. Pavarësisht fitores, megjithatë, pati vend edhe për polemika. Ato u shkaktuan nga sjellja e pandershme dhe sigurisht josportive e trajnerit të portokallinjve. Andries Jonker urdhëroi lojtaren e tij Danielle van de Donk të shtirej e dëmtuar.

KËRKESA E PANDERSHME E TRAJNERIT TË HOLANDËS

Duheshin edhe rreth njëzet minuta në ndeshjen mes Holandës dhe Portugalisë, me luzitanet të cilat po përpiqeshin në çdo mënyrë të shënonin golin e barazimit. Portugezet po ushtronin presion ndaj kundërshtarëve. Duke parë skuadrën e tij në vështirësi, trajneri holandez Jonker vendosi të adoptojë një taktikë aspak të ndershme. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, në fakt, duket trajneri portokalli duke i bërtitur një prej lojtareve të tij. Thirrjet ishin për mesfushoren Danielle van de Donk, që të simulonte një dëmtim dhe të rrëzohej në tokë.

Van de Donk u shfaq menjëherë e hutuar dhe e padëshirë për të ndjekur udhëzimet e trajnerit të saj. Por më vonë, ajo e përmbushi kërkesën duke u rrëzuar në tokë sikur të kishte një problem fizik. Arbitri nuk mund të bënte gjë tjetër, veçse të lejonte hyrjen e stafit mjekësor holandez. Ndalesa e lojës theu ritmin e presingut portugez dhe i fitoi Tulipaneve sekonda të çmuara. Trajneri Jonker përfitoi edhe nga pushimi për të dhënë informacione të vlefshëm për ekipin. Një skenë jo e denjë për një Botëror, dhe sigurisht jo në përputhje me parimet e ndershmërisë sportive.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI