Flash

FOTO/ Shtëpia e Lautaro Martinez e shkatërruar nga stuhia e furishme në Milano

Lapsi.al 25 July 2023
FOTO/ Shtëpia e Lautaro Martinez e shkatërruar nga stuhia e furishme
Shtëpia e Lautaro Martinez u dëmtua dje nga stuhia që gjunjëzoi Milanon dhe trembi qytetarët. Gruaja e sulmuesit të Inter i tregon dëmet në një video. Milano mbrëmë u përfshi nga një stuhi e tmerrshme. Një erë shumë e fortë shkuli pemët dhe bëri të fluturonin tjegullat nga çatitë. E gjitha kjo e shoqëruar nga reshje të vrullshme që shpejt u shndërruan në breshër. Gjithçka u krye nga një stuhi me rrufe të pafundme që ndriçuan qiellin lombard. Një lloj musoni pushtoi kryeqytetin dhe qytetarët u zgjuan mëngjesin e sotëm, atë pakt që arritën të flinin gjatë stuhisë, me dëmtime të rënda në shtëpitë dhe rrugët para tyre. Lexo më tej: Stuhi e fuqishme në Milano, ndërrojnë jetë dy persona

SHTËPIA E LAUTARO MARTINEZ E DËMTUAR

Shtëpia e Lautaro Martinez u dëmtua gjithashtu nga stuhia. Gruaja e kapitenit të Inter, Agustina Gandolfo e tregon atë në Instagram stories. Në pajmet e shfaqura mund të shihet tarraca dhe çatia e banesës së tyre në qendër të Milanos të përmbysur plotësisht nga era dhe breshëri. Një natë frike në Milano. Ashtu siç ishte edhe në Palermo. Vetëm se aty, në vend të stuhisë, pati zjarre që e mbajtën qytetin në ankth gjatë gjithë natës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI