Flash

Goditet grupi kriminal për vjedhje vilash, vihen në pranga dy persona

Lapsi.al 25 July 2023
Goditet grupi kriminal për vjedhje vilash, vihen në pranga dy persona

Një grup kriminal që kryente vjedhje me armë dhe dhunë, në qytete të ndryshme të vendit është kapur nga policia. “Piketat" e hajdutëve në verë ishin vilat në Dhërmi dhe në Golem, Kavajë.

Ndërkohë mësohet se ky grup, në vitin 2022, ka kryer dhe tre vjedhje në banesa, në Dhërmi, Borsh e Himarë, ku ka marrë shuma të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende me vlerë.

Para vjedhjeve, pjesëtarët e grupit kriminal shkatërronin kamerat e sigurisë, që të mos identifikoheshin. U sekuestruan një sasi e konsiderueshme parash, një automjet që autorët e përdornin për të lëvizur dhe veshjet e përdorura gjatë vjedhjeve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI