Flash

Inter nuk është më pa portier: Bayern Munich i hap rrugën transferimit të Sommer

Lapsi.al 25 July 2023
Inter nuk është më pa portier: Bayern Munich i hap rrugën

Nuk është bërë ende, por pothuajse është e kryer. Simone Inzaghi duhet të ketë portierin e tij të ri brenda disa ditësh. Yann Sommer, i cili mbërriti në Japoni me Bayern Munich, është gati të bashkohet me zikaltrit, që mund t'i gjejë në Osaka. Akoma nuk ka mbërritur miratimi i bavarezëve, të cilët po ashtu kanë probleme me kërkimin e një portieri të ri. E megjithatë, palët në këtë pikë janë shumë afër. 6 milionë euro të kërkuara nga gjermanët për të liruar numrin një zviceran do të paguhen nga Inter. E në këtë mënyrë, do të mbyllej një histori që, për arsye të ndryshme, po zvarritet prej ditësh.

Portieri zviceran i ka përsëritur dje Tuchel synimin e tij për t'u transferuar në Milano. Nuk ka problem, ishte përgjigja, sepse vullneti i të gjithëve është të respektojnë dëshirën e lojtarit dhe ta lënë të shkojë. Disa detaje mbeten ende për t'u përcaktuar e duhet punuar me shifrën. Inter kërkon gjithmonë një zbritje të vogël financiare. Bayern, nga ana tjetër, vazhdon të kërkojë një zëvendësues, duke qenë se Neuer, titullari i rolit, është ende i dëmtuar. Neuer u aksidentua në ski, gjatë pushimeve pas Botërorit.

Por është vetëm cështje kohe, kohë që Simone Inzaghi shpreson të jetë sa më e shkurtër. Trajneri i zikaltërve u shpjegoi drejtuesve të tij rëndësinë e punës me portierin e ri, për të përmirësuar qasjen e ekipit të tij nga poshtë. Prandaj, Marotta dhe Ausilio e vendosën Sommer në krye të të gjitha prioriteteve. Madje shtynë kërkimin për sulmuesin për një herë të dytë.

Lexo më tej:Inter mbeti pa portier, edhe De Gea i refuzon: zikaltrit i japin ultimatum Sommer

AUDERO PORTIERI I DYTË

Ndërkohë, ndërsa presin që Sommer t'i bashkohet Inter në Osaka, kuotat e Audero për portierin e dytë po rriten, ndërsa Trubin po largohet. Ish-portieri Samp konsiderohet mjaft i besueshëm dhe sigurisht është më pak i shtrenjtë se 21-vjeçari nga Shakhtar. Marrëveshja mund të mbyllet shpejt.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI