Flash

Lebron, mesazh për Mbappé: do t'i pranonte "me vrap" paratë arabe!

Lapsi.al 25 July 2023
Lebron, mesazh për Mbappé: do t'i pranonte "me vrap"
Ato që i ofrohen Kylian Mbappe nga Liga Pro Saudite janë shifra jashtë kësaj bote. E në këtë pikë, reagimi në rrjetet sociale është padyshim i pandalshëm. Pjesëmarrës nuk janë vetëm të vdekshmit e zakonshëm, por edhe yje nga sportet e tjera. Pas Giannis Antetokounmpo, edhe Lebron James e tha qartë fjalën e tij. Ylli i Lakers do të vraponte nëse do të merrte një ofertë të ngjashme. Lebron e ka ilustruar mendimin e tij, me një video të pangatërrueshme. Vetëm një ditë më parë, Giannis Antetokounmpo ndërhyri përmes rrjeteve të tij sociale për temën e nxehtë të merkatos së verës. Transferimi i mundshëm i Kylian Mbappé nga PSG te arabët e Al Hilal edhe për të është një rast për të mos u humbur. Ylli i Milwaukee Bucks, Antetokounmpo, dy herë MVP i sezonit të rregullt të NBA, postoi një selfie në Twitter. Lexo më tej: Mbappé ironizon Al Hilal e i thotë jo 400 milionë eurove: "Më mirë një vit në pankinë" E bëri duke e shoqëruar me një mesazh ironik: “Al Hilal, mund të më marrësh mua. Unë ngjaj me Kylian Mbappé”. Tweet-i i tij u pranua menjëherë nga kampioni francez, i cili e citoi atë të shoqëruar nga një varg emote që qeshin me gjithë zemër. Me pak fjalë, për momentin edhe Mbappé nuk duket se e ka marrë shumë seriozisht çështjen…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI