Flash

Shembet përtokë në palestër, infarkt gjatë stërvitjes për Bronny James, djalin e Lebron

Lapsi.al 25 July 2023
Shembet përtokë në palestër, infarkt gjatë
Bronny James, djali i Lebron James, pësoi një pushim zemre të hënën gjatë një stërvitje në palestrën e tij të kolegjit. Lojtari ka marrë menjëherë ndihmën e parë. Pastaj është transportuar në spital në terapi intensive. Sipas asaj që mësohet gjendja e tij është e qëndrueshme dhe tani është larguar nga reparti, duke u transferuar në rikuperimet e zakonshme. Incidenti u bë i ditur nga Shams Charania, insider në NBA, përmes profilit të tij X. Lexo më tej: Video/ LeBron përplas arbitrin e i çan buzën: "Doje ta bëje prej 25 vjetësh, thuaj të vërtetën" Bronny, i lindur në vitin 2004, është ndër kandidatët që do të zgjidhen gjatë Draftit të NBA në vitin 2024. Ngjarja hedh një hije në karrierën e tij të mundshme profesionale. Në këtë pikë komplikohet edhe projekti baba-bir, për të luajtur së bashku në të njëjtin ekip. Megjithatë, i riu është ende nën vëzhgim dhe është shumë herët për të nxjerrë përfundime për këtë çështje. Familja James falënderoi në një deklaratë këdo që tregoi afërsi pas incidentit. Lebron dhe gruaja e tij kërkuan privatësi në këtë moment shumë delikat. Faleminderit edhe stafit mjekësor të kolegjit të Universitetit të Kalifornisë Jugore, i cili ofroi ndihmën e parë urgjente Bronny.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI