Flash

Shifrat/ Basha do vulën e PD-së, po 2/3 e antarësisë i kanë firuar

Lapsi.al 25 July 2023
Shifrat/ Basha do vulën e PD-së, po 2/3 e antarësisë i

Lulzim Basha do të zgjidhet vetëm nga 1/3 e anëtarësisë së PD, pasi afro 2/3 që e zgjodhën atë në 2021 i janë bashkuar tashmë opozitës reale, asaj të Berishës. Këtë e ka konfirmuar vetë kryetari i Komisionit Zgjedhor, që do të organizojë votimet e 29 korrikut, Jemin Gjana. Në PD e vulës, tashmë do të votojnë vetëm 25 mijë anëtarë, një shifër që tregon një rënie drastike krahasuar me zgjedhjet e fundit kur Basha u rizgjodh kryetar në 13 qershor 2021, nga një listë me 75 mijë anëtarë.

"Nuk janë pjesë e listës ata që në zgjedhjet e 14 majit janë angazhuar në fushatën e koalicionit “Bashkë fitojmë”. Bëhet fjalë për njerëz të angazhuar zyrtarisht dhe të deklaruar zyrtarisht si pjesë e foltores”-tha Gjana gjatë një komunikimi me mediat. Por kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës. Përpos idhtarëve të Berishës dhe militantëve që njohin rithemelimin si PD-në e vërtetë, me sa duket listat janë spastruar edhe nga mbështetësit e atyre që deri në zgjedhjet e fundit kanë qenë pro një partie euro atlantike.

LEXO ME TEJ:

ANDI BUSHATI: Lëreni Bashën të qetë në të drejtën e vet

Në fillim të kësaj jave dy nga këta deputetë demokratë, Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja folën publikisht në emër të një grupi prej shtatë deputetësh dhe duke pretenduar se kanë mbështetjen e pjesës dërrmuese të Këshillit Kombëtar, i kërkuan Gazmend Bardhit anullimin e farsës ilegjitime që po kërkon të bëjë Basha në 29 korrik. Grupi i Bashës u përgjigj me heqjen e të drejtës së Sekretarit të përgjithshëm, Bardhi, për të përdorur vulën.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Por lëvizja nën tryezë ishte pastrimi i listave të kësaj pjese të partisë edhe nga militantët që nuk janë me Berishën, por nuk mbështesin as Bashën. Kjo ka bërë që Lulzim Basha të kërkojë të bëhet kryetar vetëm përmes votës së 25 mijë anëtarëve. Natyrisht ai mund ta bëjë këtë. Gjithkush ka të drejtë të zgjidhet qoftë edhe nga vetëm dhjetë vetë. Por ka një problem. Ai nuk ka më të drejtën të përfaqësojë ata 2/3 që tashmë janë shumica e PD-së së vërtetë.

Degradimi/ Basha i grabit vulën edhe Gaz Bardhit

Kjo mënyrë se si po vepron Basha, duke u rizgjedhur kryetar i pakicës së PD-së së dikurshme, tregon përfundimisht se atij nuk i takon të trashëgojë asgjë nga partia të cilën e udhëhoqi mes viteve 2013- 2022. Ai mund ta mbajë vulën e saj vetëm me ndihmën e pushtetit. Por këto formalitete nuk përbëjnë ndonjë problem për Jemin Gjanën, që s'iu drodh qerpiku as kur numëroi 5 mijë vetë në një sallë me 2 mijë karrige.

“PD ka patur një listë me 75 mijë anëtarë në 2021, sot, lista zyrtare që do të dërgohet është 25 mijë. S’ka kushtëzim statutor që të bëjë llogaritë. Analizat e tjera keni të drejtë t’i bëni po... Këto teori me teza shumicash dhe pakicash nuk i shërbejnë askujt dhe asgjëje", u tha ai gazetarëve.

©Lapsi.al

 Për më shumë shikoni këtë koment nga Armand Shkullaku për çarjen brenda PD-së së vulës

  

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI