Flash

Taktika e Real Madrid për Mbappé: ja si Perez do ta vendosë PSG me shpatulla pas murit deri në gusht

Lapsi.al 25 July 2023
Taktika e Real Madrid për Mbappé: ja si Perez do ta vendosë PSG

Kylian Mbappé dhe Real Madrid, një bashkim që tashmë të gjithë e dinë se do të materializohet, përfshirë Paris Saint-Germain. Thelbi i vërtetë i cështjes është të kuptohet se kur do të ndodhë. Francezi nuk duket se është i hapur ndaj Arabisë Saudite pavarësisht urave të arta të ndërtuara nga Al Hilal. E tani, kanë mbetur vetëm dy shtigje. E para që Mbappé të përfundojë te Real deri më 31 gusht. E dyta, të bëhet lojtar i Blancos nga 1 korriku 2024. Praktikisht, një ditë pas skadimit të kontratës së tij me PSG.

Sipas l'Equipe, ka një qetësi të dukshme në shtëpinë e Real, që me dinakëri pret ngjarjet për të fundosur goditjen në fund të gushtit. Një rikrijim i situatës që ndodhi tashmë në vitin 2021. Megjithëse, këtë herë, Florentino Perez shpreson për një fund krejtësisht tjetër. Dy vite më parë Mbappe, gjithashtu nën presionin e qeverisë, nënshkroi një rinovim me PSG-në. Këtë herë ai tashmë e ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta bëjë, duke i'u premtuar Real me një lloj pakti të blinduar.

Lexo më tej: Një miliardë euro e kontratë e përjetshme: ofertë e paprecedentë për Mbappé

Kjo është arsyeja pse spanjollët do të presin javën e fundit të gushtit para se të trokasin zyrtarisht në derën e Al-Khelaifi. Presidenti katariot në atë moment do të përballet me një udhëkryq. Të shesë lojtarin te Real për një shumë dukshëm më të ulët se 200 milionë eurot e kërkuara, apo ta humbasë atë me parametër zero njëmbëdhjetë muaj më vonë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI