Flash

Edhe Gaz Bardhi drejt përjashtimit nga PD e vulës

Lapsi.al 26 July 2023
Edhe Gaz Bardhi drejt përjashtimit nga PD e vulës

Për çdo pengesë që u del para, në PD e vulës kanë të njëjtën zgjidhje: përjashtimin. Tani mund të jetë radha e Gaz Bardhit që prej kohësh është shndërruar në problem për planet e Bashës për t'u rikthyer në krye të PD-së.

Kur Basha mblodhi kryesinë për caktimin e datës së zgjedhjeve, Bardhi dhe grupi i deputetëve kundërshtuan vendimin e saj. Kur Basha thirri Këshillin Kombëtar, Bardhi dhe grupi i deputetëve e bojkotuan. Ndërsa tani që Basha përgatitet të bëjë zgjedhje, Gaz Bardhi thërret Këshillin Kombëtar.

Duket se Bashës i ka ardhur në majë të hundës me ish-besnikun e tij në parti të cilin tani e akuzon se është në aleancë me Sali Berishën.

Në mbledhjen e kryesisë të martën në mbrëmje, bashistët kanë vendosur t'i çojnë një kërcënim Gaz Bardhit që mund të çojë në përjashtimin e tij nga PD e vulës. Në vendimin e Kryesisë thuhet:

“Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të dorëzojë në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve të Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Pergjithshëm”.

Lexo edhe: Lëreni Bashën të qetë në të drejtën e vet

Më herët, e njëjta kryesi vendosi t’ia heqë vulën Gazment Bardhi, duke ia kaluar atë Indrit Sefës, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD zyrtare. Sakrifikimi i Bardhit nuk e shqetëson shumë Lulzim Bashën i cili për t'u zgjedhur kryetar ka përjashtuar 50 mijë antarë nga PD, sepse mbështesin Berishën.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI