Flash

Bie nga shkallët e thyen hundën: e pëson keq ish-presidenti i Napolit, Ferlaino

Lapsi.al 26 July 2023
Bie nga shkallët e thyen hundën: e pëson keq ish-presidenti i

Një episod fatkeq për ish-presidentin e Napolit, Corrado Ferlaino. 92-vjeçari u rrëzua nga shkallët dhe u shtrua në spitalin e kryeqytetit kampan. Njeriu që solli Diego Armando Maradonën nën Vezuv ka pësuar thyerjen e hundës dhe mori një goditje në ballë. Megjithatë, sipas asaj që bëjnë të ditur mjekët Ferlaino është vigjilent, është mirë dhe madje i lejoi vetes të bënte disa shaka.

Në orët e ardhshme është planifikuar një operacion për të sistemuar frakturën. Ndërkohë, Napoli i ka dërguar menjëherë urimet më të mira ish-presidentit Ferlaino në rrjetet sociale: “Urimet më të mira për një shërim të shpejtë! Forca President”.

Për mikrofonat e Fanpage, vetë Ferlaino rrëfeu dinamikën e aksidentit në shtëpi. "U rrëzova ndërsa isha në shtëpi, duke u penguar në një shkallë. Asgjë serioze, përfundova në tokë dhe përplasa hundën - shpjegoi ai -. Asgjë në veçanti, vetëm pak në kyçin e këmbës, gjë që më shkaktoi edhe rënien".

Lexo më tej: Video/ Allegri me pushime, tallet keq nga një tifoz i Napolit: "Urime për titullin"

Corrado Ferlaino është një nga presidentët që kanë bërë historinë e futbollit të Napolit. Ai ishte në krye të shoqërisë për më shumë se 30 vjet, në të cilat skuadra u ngrit si pengesa e vetme kundër superfuqisë së Veriut. Kulmoi presidencën e tij epoka Maradona, me dy tituj të fituar, një Kupë Italie, një Kupë UEFA e një Superkupë Italiane, fituar 5-1 ndaj Juventus.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI