Flash

FOTO/ Në Majemi ka shpërthyer Messi-mania: pushtim fushe për Pleshtin

Lapsi.al 26 July 2023
FOTO/ Në Majemi ka shpërthyer Messi-mania: pushtim fushe për
Nuk kishte dyshim se Lionel Messi nuk do të vononte të bëhej ‘superstar’ edhe në Amerikë. E daljet e para të argjentinasit e konfirmojnë menjëherë. Pikërisht me rastin e ndeshjes së Inter Miami kundër Atlanta United, një tifoz hyri në fushë në Fort Lauderdale për t'iu afruar legjendës së tij. Misioni u realizua vetëm pjesërisht, duke pasur parasysh ndërhyrjen e sigurisë së stadiumit dhe ndalimin para se të takonte Pleshtin. Pushtimi i fushës në këtë rast nuk u bë dot efektiv, sepse tifozi u ndalua pak para se të arrinte te Messi. Për Pleshtin një tjetër demostrim dashurie dhe afeksioni nga tifozët e tij të rinj. Pas fotove e selfie edhe në super market, një stadium i tejmbushur e shoqëroi në debutimin e tij në Leagues Cup. Në atë ndeshje, Lionel shënoi në fund një gol fantastic me goditje dënimi, duke ekzaltuar tifozët e Inter Miami. Gjë që u kuptua edhe në këtë invazion fushe. Argjentinasi është idhulli i ri në Florida… Lexo më tej: Messi udhëron, Libertadores bindet: ndryshim rregullash "për ta bërë ta fitojë” Debutim me gol për Lionel Messi me fanellën e Inter Miami. Në stadiumin Dvr Pnk në Fort Lauderdale, “Pleshti” firmosi golin e fitores për amerikanët kundër meksikanëve të Cruz Azul. Kështu, ka shkuar si duhet debutimi në Leagues Cup, sfida mes skuadrave meksikane dhe Mls për një vend direkt në Concacaf Champions League. Goli që vulosi rezultatin 2-1 erdhi në minutën e 94’ me një goditje dënimi magjike nga Messi. “E pashë golin, e dija se duhej të shënoja. Ishte aksioni i fundit i ndeshjes dhe doja të shënoja”, tha shtatë herë fituesi i Topit të Artë pas ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI