Flash

Futbolli që ka rëndësi merr fund për Marco Verratti: Al Hilal pranë akordit me PSG

Lapsi.al 26 July 2023
Futbolli që ka rëndësi merr fund për Marco Verratti: Al

Marco Verratti është një hap larg përfundimit të përvojës së tij te Paris Saint-Germain për të arritur në Arabinë Saudite. Në orët e fundit, në fakt, mesfushori italian ka përfunduar në shënjestër të Al Hilal, klubi që rrëmbeu Sergej Milinkovic-Savic nga Lazio. Në këtë pikë, zbarkimi në Riad për italianin duket se është pothuajse i përfunduar. Siç raporton eksperti i tregut Fabrizio Romano, klubet do të ishin një hap larg arritjes së marrëveshjes. 31 vjecarit i është ofruar një kontratë trevjeçare. Në orët në vijim mund të ketë shtysë vendimtare, me shkëmbimin e dokumenteve mes palëve që do ta çonte Verrattin të largohej nga Parisi në drejtim të Arabisë.

Nuk është vetëm Mbappé në shënjestër të Al Hilal. Klubi saudit pasi mori refuzimin e prerë të francezit për një ofertë monstruoze, vendosi të vazhdojë bisedimet, me PSG, për mesfushorin italian. Në Francë që nga viti 2012, kur zbarkoi nën hijen e Kullës Eiffel nga Pescara për 12 milionë, lojtarit nga Abruzzo do t'i ofrohet një kontratë trevjeçare. Palët ende po negociojnë për marrëveshjen ekonomike me Marco Verratti.

Lexo më tej: Delegacioni i Al-Hilal në Paris për të bindur Mbappé: PSG gati të thotë po

Një negociatë në një fazë të avancuar, raporton Romano, shifrat e të cilit nuk janë bërë ende të ditura. Verratti, sidoqoftë, nuk ka qenë kurrë kaq pranë lamtumirës nga Parisi, sa në këtë seancë merkatoje. Para sauditëve, në fakt, 31 vjecari kishte përfunduar në mendimet e Liverpool dhe Atletico Madrid. Por milionat e Al Hilal mund të bëjnë diferencën. Emisarët sauditë kanë zbritur në Francë ditët e fundit për të bindur Mbappe. Por në vend të kësaj, mund të rikthehet në Riad me mesfushorin kampion të Evropës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI