Flash

Joe Lewis akuzohet për "insider trading": presidenti i Tottenham dorëzohet në polici

Lapsi.al 26 July 2023
Joe Lewis akuzohet për "insider trading": presidenti i Tottenham

Lajm i keq për Tottenham Hotspurs. Bosi i Spurs, Joe Lewis, është dorëzuar në policinë amerikane pasi u akuzua për 'insider trading'. Sipas mediave britanike, miliarderi 86-vjeçar kishte zbuluar sekretet financiare mbi kompanitë e kuotuara në bursë për të dashurat, familjarët, miqtë, shoferët dhe bashkëpunëtorët e ndryshëm. Tottenham nuk duhet të ketë pasoja të drejtpërdrejta pasi Joe Lewis zyrtarisht hoqi dorë nga kontrolli i klubit vitin e kaluar.

Aktakuza gjithashtu pretendon se z. Lewis i tha një të dashurës të investonte në një kompani bioteknike në korrik 2019. E kjo, përpara se të bëheshin publike rezultatet e provës klinike. Pasi foli me të dashurën e tij, ai dyshohet se hyri vetë në llogarinë e saj bankare dhe përdori pothuajse të gjitha fondet e saj. E bëri për të investuar në kompani, në vlerën 700,000 dollarë (542 mijë £). Ajo, më pas, i shiti aksionet për një fitim prej 849,000 dollarë (658 mijë £), thonë prokurorët.

Aktakuza liston shumë incidente të tjera të supozuara të Joe Lewis. Ai i ka favorizuar miqtë, të dashurat dhe punonjësit e tij, duke i thënë të investonin në aksione bazuar në informacione të brendshme. Insider Trading është praktikë e paligjshme e përdorimit të informacionit konfidencial për të tregtuar në bursë në avantazhin e dikujt.

Lexo më tej: Bayern Munich insiston për Kane: Tottenham i habit me propozimin e çmendur

Joe Lewis raportohet të jetë një nga njerëzit më të pasur të Britanisë së Madhe. Ai ka një superjaht prej 98 metrash që nganjëherë është rezidenca e tij kryesore. Ai gjithashtu zotëron një zinxhirin pub-esh në Mbretërinë e Bashkuar, Mitchells & Butlers. Lewis u rendit i 39-ti në listën e të pasurve të Sunday Times 2023, me një vlerë të vlerësuar prej më shumë se 5 miliardë paund.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI