Flash

Milan ka sulmuesin e ri, Chukwueze zbarkoi në Linate: vizitat mjekësore e nesër firma

Lapsi.al 26 July 2023
Milan ka sulmuesin e ri, Chukwueze zbarkoi në Linate: vizitat

Ishte objektivi i madh i sulmit dhe tani ka mbërritur edhe në Milano. Samuel Chukwueze është goditja e shtatë e kuqezinjve në merkaton e transferimeve. Ashtu siç pritej, ‘binjaku’ i ardhshëm i Leao mbërriti në Linate Prime në kohën e drekës me një vonesë të vogël. Tani anësori i Villarreal do të shkojë menjëherë në La Madonnina për të filluar ekzaminimet e zakonshme mjekësore. Nesër, megjithatë, nënshkrimi i kontratës që do ta lidhë atë me milanezët deri në vitin 2028. Është një goditje e pritur me padurim nga tifozët e Milanit, që mezi presin ta shohin në fushë.

Chukwueze, të cilin dyshja Furlani-Moncada e bleu nga spanjollët për një shumë rreth 28 milionë euro, përfshirë bonuset, do të stërvitet i vetëm në Milanello. Nigeriani do të presë në këtë mënyrë kthimin e shokëve të tij të rinj nga turneu në SHBA. Një objektiv që sulmuesi nuk e arriti, për shkak të vonesave burokratike në lidhje me vizën.

Sulmuesi i lindur në vitin 1999, që në sezonin e fundit shënoi 13 gola (dhe 11 asiste) me Villarreal, do të bëhet një nga më të paguarit në skuadër. Milan ka rënë dakord t’i paguajë nigerianit 4 milionë euro neto në sezon. Megjithatë, Chukwueze mund të mos jetë lojtari i fundit jo komunitar që do të firmosë me Milan në këtë sesion të merkatos. FIGC ka vendosur këtë mëngjes se edhe lojtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të konsiderohen komunitarë. E në këtë pikë, 19-herë kampionët e Italisë kanë një tjetër vend në dispozicion.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI