Flash

Ter Stegen tërbon tifozët e Inter me frazën provokuese: i shpejtë reagimi i ultrasve

Lapsi.al 26 July 2023
Ter Stegen tërbon tifozët e Inter me frazën provokuese: i

Në këtë periudhë vere duket se është në modë të flitet për Inter, apo të vendoset klubi zikaltër në qendër të çdo komploti të tregut të transferimeve. Në të mirë apo në të keq del në pah emri i klubit të Zhang. Tani ka qenë radha e portierit të Barcelonës, Marc-André Ter Stegen, që të bëjë deklarata të forta. Fjalë që nuk i kanë pëlqyer aspak tifozëve zikaltër, sidomos për “fatin” që paska patur skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi.

Portieri gjerman Ter Stegen fitoi La Liga me fanellën e Barcelonës. Një sukses i cili erdhi falë edhe ndërhyrjeve vendimtare të tij, që mbajtën të paprekur në shumë raste portën blaugrana. Por pritjet e tij nuk mund t'i heqin nga mendja ecurinë e keqe që pati në Champions League. E këtu gjermani futi edhe Inter në lojë. Dy skuadrat u përballën me njëra-tjetrën në fazën e grupeve me zikaltërit që morën më të mirën, duke shkuar më pas deri në finalen e humbur ndaj Manchester City. Portieri gjerman në këtë pikë shigjeton: “Inter tregoi se kur je me fat mund të arrish në finalen e Champions League dhe të luftosh për titullin”.

REPLIKA E TIFOZËVE TË INTER

Nuk vonoi edhe përgjigja e tifozëve të Inter që nuk e vlerësuan faktorin e fatit të përmendur nga Ter Stegen. Në rrjetet sociale ka shumë komente tallëse në drejtim të portierit gjerman ku shfaqet edhe klasikja “Mëlçi e copëtuar”. Ka nga ata që thërrasin në çështje edhe teknikun Xavi dhe i quajnë katalanasit "inatçorë". Pastaj janë të tjerë që e morën filozofikisht me "fatin që u përballën". Zikaltrit janë bashkuar sërisht për të mbrojtur fort rrugëtimin e madh të bërë në Champions League.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI