Flash

Video/ Gazetari i BBC bën një pyetje të papërshtatshme për kapitenen e Marokut: vjen ndjesa e transmetuesit

Lapsi.al 26 July 2023
Video/ Gazetari i BBC bën një pyetje të papërshtatshme
Polemikat kanë shpërthyer në Kupën e Botës për femra pasi një gazetar i BBC i bëri kapitenes së Marokut për femra Ghiziane Chebbak një pyetje të papërshtatshme. E gjitha ndodhi në konferencën e shtypit pas humbjes 6-0 nga Gjermania. Ajo që është më e habitshme në lidhje me pyetjen është se nuk ka të bëjë fare me futbollin. Në fakt, korrespondenti i BBC e pyeti futbollisten: “Në Marok, marrëdhëniet e homoseksuale janë të paligjshme. A keni në ekipin tuaj lojtare lesbike? Si është jeta e tyre në atdhe?” Chebbak u hutua nga pyetja, ndërsa ndërmjetësi i FIFA-s nxitoi duke thënë se pyetja është shumë politike. Megjithatë, gazetari këmbënguli, por kapitenia e Marokut e injoroi.

POLITIKA E MAROKUT

Maroku është një vend kryesisht islamik dhe si i tillë është e vështirë të pranosh orientime të tjera seksuale përveç heteroseksualitetit. Madje, një nen i kodit penal maroken sanksionon “devijimin seksual” me maksimum tre vjet burg. Kësaj i shtohet edhe një gjobë prej njëmijë dirhemë (92 euro). Prandaj, ata që kanë orientime të tjera seksuale në Marok duhet t'i fshehin ato në dritën e ditës për të mos hasur në probleme me ligjin. E sigurisht që nuk do të shkojnë t'i tregojnë një gazetari në transmetim live, gjatë turneut më të rëndësishëm të futbollit për femra.

REAGIMI I BBC

Përveç kësaj, duhet nënvizuar edhe njëanshmëria e gazetarit të BBC. Askush nuk ka guxuar ndonjëherë të pyesë një kapiten të ekipit kombëtar të meshkujve të ndonjë vendi nëse kishte ndonjë homoseksual në ekip. Ndërkohë, pyetja e vajzave të ekipeve të femrave duket e pranuar nga shoqëria për shkak të një paragjykimi maskilist. Një paragjykim që lejon të bësh pyetje për çështje të ndjeshme më shumë për gratë sesa për burrat. Lexo më tej: Botërori i femrave, kërkesa e pandershme e teknikut të Holandës për lojtaren: van de Donk nuk donte ta bënte BBC kërkoi falje me shpejtësi për incidentin, duke pranuar papërshtatshmërinë e pyetjes. Nga ana tjetër, rrjetet sociale nuk e kanë falur pyetjen. Videoja dhe pyetja u bënë virale. Lëvizjet për të drejtat e komunitetit LGBTQIA+ u pozicionuan menjëherë kundër gazetarit, ashtu si shumë gra në botën sportive dhe jo sportive.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI