Flash

Barcelona me zemër "në dorë": UEFA i jep aprovimin për Champions League, por përjashtimi nuk është evituar

Lapsi.al 27 July 2023
Barcelona me zemër "në dorë": UEFA i jep aprovimin

Barcelona mund të buzëqeshë lehtë dhe të lëshojë një gjysmë psherëtimë lehtësimi. UEFA ka vendosur t'i japë blaugranave lejen për pjesëmarrjen në Champions League 2023-24. Spanjollët, pjesëmarrja e të cilëve ishte në rrezik pas shpërthimit të çështjes Negreira, u pranuan në Evropë, por me rezervë. Në fakt, siç është komunikuar nga organizmi federal evropian, procedimi ndaj klubit mund të “rihapet sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të Inspektorëve të Etikës dhe Disiplinës të ngarkuar me çështjen”.

Një lajm i parë i mirë, edhe pse përgjysmë, për Xavi dhe lojtarët e tij. Barcelona për momentin e di se mund të luajë në kompeticionin më të mirë evropian për sezonin e ardhshëm. Por me faktorin e panjohur që mbetet ende shumë prezent, sepse UEFA ka vendosur për pranim me kusht.

Lexo më tej: Skandali i arbitrave, Barcelona fundoset nga një frazë e zbuluar e Negreira: "Mund t'ju ndihmoj me VAR"

Në fakt, një vendim i ardhshëm për pranimin/përjashtimin nga kompeticionet europiane mund të merret gjithashtu në javët në vijim. Kjo do të rrëzonte efektivisht atë që ishte vendimi i vetë organit të apelimit të UEFA-s. Kështu, asgjë e sigurtë për Barcelonën, që mund të shohë nga momenti në moment të mbetet pa prezencën në Champions.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI