Flash

Gjykata e Lartë e la në burg, ministri i Jashtëm grek kërkon betimin e Belerit

Lapsi.al 27 July 2023
Gjykata e Lartë e la në burg, ministri i Jashtëm grek kërkon

Greqia e ka cilësuar si zhvillim negativ vendimin e Gjykatës së Lartë në Tiranë për të lënë në burg Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit.

Në lidhje me këtë ka reaguar ministri i Jashtëm grek, Girogios Gerapetritis, i cili ka kërkuar nga qeveria shqiptare të sigurojë betimin e menjëhershëm të Belerit si kryetar bashkie, brenda apo jashtë burgut.

“Ky është një zhvillim negativ, që përbën një shkelje të qartë të parimeve themelore të shtetit të së drejtës, të cilat Shqipëria duhet t'i respektojë dhe t'u përmbahet nëse dëshiron të bëhet anëtare e familjes europiane. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të sigurojë menjëherë, ligjërisht apo administrativisht, betimin e menjëhershëm të Belerit brenda apo jashtë burgut. Ne do të vijojmë ta monitorojmë nga afër zhvillimin e kësaj çështjeje dhe do ta ngrejmë në të gjitha forumet nderkombëtare”, ka deklaruar kryediplomati grek për mediat vendase.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI