Flash

I biri pësoi infarkt, Lebron i qetëson për gjendjen e Bronny James: "Jemi mirë, e ndjejmë dashurinë tuaj"

Lapsi.al 27 July 2023
I biri pësoi infarkt, Lebron i qetëson për gjendjen e Bronny

LeBron James thyen heshtjen e tij tre ditë pas infarktit që goditi djalin e tij të madh, Bronny James. 18 vjecari po stërvitej në palestrën e Universitetit të Kalifornisë Jugore, kolegji për të cilin luan: “Dua të falënderoj njerëzit e panumërt që i dërguan familjes dashurinë e tyre dhe lutjet e tyre. E ndjejmë afërsinë tuaj dhe jemi shumë mirënjohës - ishin fjalët e yllit të Los Angeles Lakers -. Ne jemi të gjithë super. E kemi familjen tonë të bashkuar, të sigurt dhe të shëndoshë. E ndjejmë dashurinë tuaj. Do të kemi më shumë për të thënë kur të jemi gati. Por ndërkohë, doja t'u tregoja të gjithëve se sa shumë do të thotë mbështetja juaj për të gjithë ne!”.

Bronny James Jr, 18 vjeç, u rrëzua në parket gjatë një seance stërvitore me USC Trojans. Basketbollisti i ri u dërgua menjëherë në spital dhe u vendos në një njësi të kujdesit intensiv. Më pas ai u transferua në një repart rikuperimi të zakonshëme, kur gjendja e tij u konfirmua se ishte e qëndrueshme.

Lexo më tej: Shembet përtokë në palestër, infarkt gjatë stërvitjes për Bronny James, djalin e Lebron

Ndër talentet më premtues në basketbollin amerikan të kolegjit, Bronny James është përfshirë në 30 zgjedhjet më të mira në disa projeksione të Draftit të NBA-së 2024. Ky do të jetë edhe drafti i parë në të cilin ai do të mund të përzgjidhet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI