Flash

Intrigë, apo betejë sponsorish? Al Nassr prezanton fanellat, por mungon Ronaldo

Lapsi.al 27 July 2023
Intrigë, apo betejë sponsorish? Al Nassr prezanton fanellat, por
Al Nassr, një nga klubet më aktive në merkato në sesionin e verës, ka zbuluar fanellat për sezonin e ardhshëm. Imazh natyrisht emblemat e skuadrës, nga Brozovic te Telles, duke kaluar edhe nga Seko Fofana dhe Talisca. Fytyrat e reja dhe të “vjetra” të klubit kanë veshur fanellën e re, por me një mungesë të madhe që të gjithë e kanë vënë re: Cristiano Ronaldo. Çfarë ndodhi me portugezin? Kjo është pyetja më e postuar në Tëitter në rrjetet sociale. E gjitha në kohën kur CR7 po përballet me një problem të madh me Nike. Në fakt, fanellat e Al Nassr janë prodhuar nga kompania amerikane, për të cilën CR7 ka qenë imazhi që nga viti 2003. Pikërisht me Nike, javët e fundit, marrëdhënia duket e plasaritur dhe jo pak. E bujshme ishte gafa e portugezit që mbajti për një pjesë loje, ndaj Celta Vigo, palestrinat ADIDAS. Lexo më tej: Palestrinat Adidas, gafa që mund ti kushtojë Cristiano Ronaldos 147 milionë euro Një gafë e bujshme, e cila mund të ketë tërbuar njerëzit e marketingut të markës amerikane. E mungesa e CR7 në videon promovuese të fanellave të reja të Al Nassr, me logon "Swoosh", mund të konfirmojë ftohjen e madhe mes palëve. Ronaldo rrezikon tashmë të shohë marrëveshjen prej 147 milionësh të hidhet në erë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI