Flash

Lufta e re e ftohtë: ukraina Kharlan mposht rusen Smirnova, skualifikohet se nuk i dha dorën

Lapsi.al 27 July 2023
Lufta e re e ftohtë: ukraina Kharlan mposht rusen Smirnova, skualifikohet

Kampionia ukrainase Olga Kharlan mundi rusen Anna Smirnova 15-7 në Kampionatin Botëror të Skermës në Milano. Në fund të sfidës, atletja ruse kërkoi shtrëngimin e duarve me rivalen e saj ukrainase. Kharlan, në vend të kësaj, kreu vetëm një prekje të shpatës, një mundësi e parashikuar edhe nga protokolli Covid i FIE. Në atë moment Smirnova qëndroi në platformë për 45' e ulur në karrige në formë proteste për mungesën e përshëndetjes.

Rregullorja parashikon skualifikim në rast të mos përshëndetjes në fund të ndeshjes. Vlerësimet nga FIE, federata ndërkombëtare, janë duke u zhvilluar. Në veçanti, vlerësimi është nëse ishte apo jo e qëllimshme mungesa e përshëndetjes. Ndërkaq, Kharlova është future në fazën e 32 më të mirave kundër bullgares Yoana Ilieva.

Lexo më tej: Botërori i skermës nën ‘pushtetin’ e politikës: shpatari ukrainas Reizlin braktis ndeshjen ndaj rusit Anokhin

Festë e madhe në tribuna nga ana e skuadrës ukrainase. Ata shfaqën edhe një pankartë me një slogan të përdorur gjatë betejave për pavarësi të Ukrainës nga BRSS, ku shkruhej "Ukraina para gjithçkaje". Kharlan doli rregullisht në garë kundër Smirnova të Rusisë. Sipas asaj që mësohet nga stafi i sportistes, Kharlan nuk ka marrë as pëlqimin dhe as ndalimin nga ministri ukrainas i sportit, i cili është edhe presidenti i federatës së skermës locale. Zgjedhja për të garuar ose jo i është lënë vetë atletes. Ditët e fundit, bashkatdhetarët e saj kishin zgjedhur heqjen dorë nga sfidat me atletët rusë dhe bjellorusë: katër shpatarët e Kievit dhe dje Reizlin kundër rusit Anokhin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI