Flash

Oferta e Al-Hilal, Verratti do të bëhet italiani më i paguar: shifrat janë të përbindshme

Lapsi.al 27 July 2023
Oferta e Al-Hilal, Verratti do të bëhet italiani më i paguar:

Zërat sipas të cilave Marco Verratti është gati t'i dorëzohet sirenave arabe dhe të pranojë ofertën e Al-Hilal, po bëhen më këmbëngulës. Klubi që tashmë ka shënuar goditje të forta, përfshirë Milinkoviv-Savic Koulibaly dhe Malcom, është gati për goditjen e radhës. Udhëtimi i emisarëve të klubit saudit në Paris, zyrtarisht për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e brazilianit, duket se ka marrë një tjetër drejtim. Takimi ka qenë i rëndësishëm për thellimin e diskutimeve tashmë të nisura në muajt e fundit me mesfushorin italian. Shifrat që Verratti do të fitonte në Lindje, janë padyshim të çmendura.

Aventura e gjatë e Marco Verratti te Paris Saint Germain duket se ka ardhur në fund. Kjo për shkak të problemeve mes mesfushorit dhe klubit dhe mbi të gjitha konfliktit me tifozët parisien. Megjithatë, mesfushori nuk do të zbarkojë në Serie A, por do të lëvizë shumë më në lindje, drejt asaj parajse të artë të quajtur Saudi Pro League. E nëse misioni i Al-Hilal në Paris për të biseduar me Mbappe mund të duket i pasuksesshëm, bisedimet me 30-vjeçarin nga Pescara duket se kanë qenë më se pozitive. Propozimi ekonomik është një nga ato që vështirë refuzohen…

Lexo më tej: Futbolli që ka rëndësi merr fund për Marco Verratti: Al Hilal pranë akordit me PSG

SHIFRAT E PËRBINDSHME

Siç raportojnë portalet kryesore të specializuara, Al-Hilal është gati t'i garantojë italianit Verratti një kontratë trevjeçare. Vlera në total është 156 milionë euro, praktikisht 52 milionë në sezon. Një shifër që e bën pothuajse të papërfillshme pagën e marrë nga italiani te PSG. Verratti paguhet rreth 12 milionë neto në vit, por tani do të superojë financiarisht shumë të tjerë. Marrëveshja mes sauditëve dhe lojtarit është një hap larg. Ka ende një distancë mes ofertës së arabëve dhe kërkesës së francezëve për kartonin. Ndjesia, megjithatë, është se marrëveshja mund të realizohet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI