Flash

Përfaqësuesit e Listës Serbe takohen me Escobar-in në Washington

Lapsi.al 27 July 2023
Përfaqësuesit e Listës Serbe takohen me Escobar-in në

Përfaqësuesit e Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – përkatësisht nënkryetari i kësaj partie, Igor Simiç dhe anëtari i kryesisë, Slavko Simiç, gjatë vizitës së tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë të enjte janë takuar me të Emisarin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në këtë takim është diskutuar qëndrimi i komunitetit serb për situatën e sigurisë dhe atë politike në Kosovë, transmeton media në gjuhën serbe në Kosovë “KosovoOnline”.

Po ashtu, përfaqësuesit e Listës Serbe me Escobar-in kanë biseduar edhe për nevojën e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë marrëveshjet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe udhërrëfyesi për de-eskalimin e situatës në Veri të Kosovës.

Ndryshe, kjo vizitë e përfaqësuesve të Listës Serbe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen pas tensioneve që janë krijuar në Veri të Kosovës, që nga 26 maji.

Tensionet ishin krijuar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për t’i instaluar në zyrat e tyre kryetarët e komunave Veriore – Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – në zyrat e tyre, çka kishte shkaktuar reagim të ashpër të serbëve lokalë të cilët janë shumicë në atë pjesë.

Situatë më e tensionuar ishte të hënën e 29 majit kur protestuesit e dhunshëm serbë sulmuan ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ku mbetën të lënduar dhjetëra prej tyre, kryesisht italianë dhe hungarezë.

Situata agravoi edhe më tej kur me 14 qershor xhandarmëria serbe kidnapoi 3 policë të Kosovës në pikën kufitare, të cilët u liruan vetëm pas presionit të madh të bashkësisë ndërkombëtare.

Ndërkombëtarët ishin mjaft të ashpër ndaj Kosovës, pasi që bënë përgjegjës atë për situatën e krijuar.

Si pasojë ata vendosen edhe masa ndëshkuese ndaj Prishtinës për të cilat kanë thënë se do të hiqen vetëm pasi që Kosova ta pranojë planin për de-eskalimin e situatës – i prezantuar tash e një kohë nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga SHBA-të.

Pas këtyre masave ndëshkuese Kosova pranoi një pjesë të planit të de-eskalimit, ndër të cilat tërheqja për 25 për qind e njësive policore nga objektet komunale të komunave në Veri, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja atje.

Mirëpo, përkundër këtyre hapave për de-eskalim të ndërmarrë nga Kosova, masat ndëshkuese ende nuk janë larguar, pasi që po kërkohen veprime shtesë nga Prishtina.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI