Flash

Të pathënat e sherrit në mbledhjen e qeverisë/ Si bëri Rama "kurban" Delina Ibrahimajn

Lapsi.al 27 July 2023
Të pathënat e sherrit në mbledhjen e qeverisë/ Si bëri

Lapsi.al zbardh më shumë detaje nga shkarkimi i beftë një ditë më parë i ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, shkarkim që më pas u mohua nga vetë ministrja dhe kreu i qeverisë Edi Rama. Por nëse shkarkimi formal i Ibrahimajt është mohuar, përplasja në mbledhjen e qeverisë është fakt.

Një burim qeveritar i tregoi Lapsi.al më shumë detaje për sherrin mes Belinda Ballukut dhe Delina Ibrahimajt. Zv.kryeminstrja i kërkoi llogari Ministrës së Financave për dy projekte që kishin ngecur. Fjala ishte për projektin e hekurudhës Vorë-Hani Hotit që financohet me fonde ndërkombëtare dhe për Bypassin e Tiranës. Delina Ibrahimaj i argumentoi kufizimet buxhetore zëvendëses së Edi Ramës, por Belinda Balluku reagoi ashpër ndaj saj dhe nuk e pranoi justifikimin. Pas përplasjes verbale në mbledhje qeverie, Balluku shkoi në zyrën e Ramës për të treguar çfarë kishte ndodhur.

Më pas ishte Rama që në inat e sipër thirri një mbledhje tjetër urgjente të qeverisë, ku iu komunikua shkarkimi Delina Ibrahimajt. Pas këtij momenti lajmi rrodhi fillimisht Albanian Post të Baton Haxhiut e më pas Top Channel. Por ndërsa mediat u mbushën me lajmin e shkarkimit, duket se Rama reflektoi në momentet e fundit me ndërhyrjen e njerëzve të tij të afërt, për të mos e komunikuar këtë vendim për shkak të jehonës në publik. Aq më tepër që vinte pak ditë pasi kishte shkarkuar në mënyrë demonstrative, Bledi Çuçin nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Nisur nga kjo, Edi Rama dhe Delina Ibrahimaj u detyruan të mos e pranonin shkarkimin teksa u pyetën nga mediat kur po hynin në Asamblenë e PS-së. Por shkarkimi i Ministres së Financave është fakt, thjesht koha kur do të komunikohet ky vendim me sa duket është shtyrë për një afat tjetër. Edhe media që e publikoi fillimisht, në një shkrim të mëvonshëm i qëndroi lajmit të shkarkimit. Mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë pas "ngujimit" dy ditor në Tepelenë, aty ku kabineti qeveritar është mbledhur për një retreat. A do t'i presë tani "kokat" e disa ministrave Edi Rama apo do të presë muajin shtator?! ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI