Flash

Video/ Vlahovic bën humoristin kur nuk duhet: tallet me moderatoren amerikane në transmetim direkt

Lapsi.al 27 July 2023
Video/ Vlahovic bën humoristin kur nuk duhet: tallet me moderatoren
Dusan Vlahovic është pak protagonist në fushë, por jashtë saj ka dhënë një shfaqje të vërtetë. Në fakt, serbi u bë protagonist i një episodi qesharak në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi u tall me një prezantuese në transmetim direkt. Vigjilja e sezonit e serbit është pak në fushë e shumë në thashetheme merkatoje. Ish-lojtari i Fiorentinës nuk ka gjetur ende formën pas pubalgjisë që e preku sezonin e kaluar, por ndërkohë ai po jep spektakël jashtë fushës. Në fakt, gjatë turneut të Juventus në SHBA, Vlahovic ishte protagonist i një episodi zbavitës gjatë prezantimit të koleksionit të ri të veshjeve të klubit të Juventus. Ai u pozicionua pas prezantueses amerikane dhe teksa ajo po fliste live bënte mimika dhe gjeste me duar pa e kuptuar ajo. I vetmi që vuri re diçka ishte Gatti, i cili ishte pranë tij dhe e pa mes habisë dhe zbavitjes. Vlahovic duket se nuk poreket fare nga zërat e merkatos. Sulmuesi thuhet se do të largohet nga Torino për t'i lënë vend Lukakut, por ofertat për të janë të pakta. Lexo më tej: "Eja serb, do t’i presim tre gishtat": tifozë që bëjnë shqiponjën me duar kërcënojnë Vlahovic PSG ishte i interesuar, por duket se nuk dëshiron ta fundosë goditjen në pritje të vendimit të Mbappe. Chelsea dhe Bayern Munich po punojnë për qëllime të tjera. E për këtë arsye duket se e ardhmja e serbit mund të jetë ende në Torino. E kjo pavarësisht marrëdhënieve mjaft të komplikuara me teknikun Allegri. Ndërkohë, Juve dëshiron ta rikthejë atë në top formë dhe të shohë nëse sulmuesi shkatërrues i parë te Fiorentina është ende aty.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI