Flash

Drama e rrëfyer nga Dele Alli, trondit Dier që shpërthen në lot: "I zemëruar që nuk bëra më shumë"

Lapsi.al 28 July 2023
Drama e rrëfyer nga Dele Alli, trondit Dier që shpërthen në

Historia tronditëse e Dele Alli disa javë më parë, në të cilën ai tregoi problemet e tij aktuale, fëmijërinë e vështirë dhe depresionin që po ndikon në karrierën e tij, tronditi shumë nga ish-shokët e tij të skuadrës dhe kombëtares. Talenti anglez nuk po arrin dot të gjejë një rrugëdalje. E miku i tij, futbollisti Eric Dier është tronditur shumë nga kjo situatë.

Një rrëfim që i ka tronditur të gjithë, ai i bërë nga Dele Alli. Ish-mesfushori i Tottenham është futur në një tunel, nga i cili nuk mund të dalë më. Eric Dier nuk arriti t'i përmbajë dot lotët pasi pa atë intervistë dhe tha për The Sun: “Ndjesia ime është zemërimi që nuk kam bërë më shumë. Kishte disa gjëra për të cilat isha në dijeni. Kohë më parë shkova me Dele Alli në Milton Keynes. Ai më tregoi se ku ishte rritur dhe më shpjegoi gjithçka. Isha në dijeni të kornizës së fotos, por jo të imazhit”.

Lexo më tej: Dele Alli shock: "Kam pësuar abuzime kur isha 6 vjeç e kur isha 8 shpërndaja drogë"

E megjithatë, Eric Dier ka shpresë për Dele Alli: “Ai është një mik i madh edhe për mua. Ai duhet të jetë sërish protagonist në fushë, këtë e duam të gjithë. Ai është i ri dhe gjithçka varet nga ai, fati i tij është vërtet në duart e tij”. Me sa duket, Dele Alli do të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen e shumë lojtarëve që janë edhe miqtë e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI