Flash

Gjiknuri: SPAK nuk më ka thirrur për inceneratorët, me Ramën jam në komunikim!

Lapsi.al 28 July 2023
Gjiknuri: SPAK nuk më ka thirrur për inceneratorët, me Ramën

Shkarkimi nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në PS pasi i doli emri në dosjen e SPAK për inceneratorët po shihet si një sinjal që Rama e ka lëshuar Damian Gjiknurin, njësoj siç bëri me Arben Ahmetajn, Vangjush Dakon, Saimir Tahirin etj.

Por Gjiknuri ka dalë në një konferencë për mediat bashkë me Blendi Klosin të cilit i ka kaluar stafetën e sekretarit, për t’iu përgjigjur akuzave.

“Personalisht nuk ndjej asnjë lloj braktisje. Jam në komunikim me kryetarin e partisë. Kam qenë gjithnjë në komunikim me të, në distancën e duhur” u shpreh Gjiknuri kur u pyet nëse Rama e ka zhveshur nga postet partiake për shkak të një hetimi të mundshëm për inceneratorët.

Gjiknuri tha se SPAK nuk e ka thirrur ndonjëherë për hetimin, por do të ishte i gatshëm të dëshmonte nëse thirrje.

“Nuk më kanë thirrur ndonjëherë. Do jap shpjegim nëse më thërrasin. Roli i ministrit të Energjisë ka qenë periferik” tha Gjiknuri.

Ish ministri i energjisë përmendej për dy udhëtime jashtë vendit të paguara nga Klodian Zoto. Për këto, ai u shpreh: "Do të flas për to kur të thirrem nga SPAK. Njërin e njoh kur kam punuar në vitin 2001 në Ministrinë e Mbrojtjes. Mos gjykoni njohjen para 15 vitesh. Nuk kanë qenë terroristë ata. Njohja nuk është krim. Do të jap shpjegimet e mia sa herë të thirrem. Vendimmarrja ime ka qenë në përputhje me ligjin” tha Gjiknuri.

Të këshilluara

Zjarret në Greqi, evakuohen edhe 8 fshatra

Evakuohet zona e Nea Aghialos në Greqi si pasojë e shpërthimit të zjarreve. Gjithashtu bëhet me dije se edhe 8 fshatra të tjerë pranë Volos janë evakuuar. Autor...

16:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI