Flash

Inter, lamtumirë San Siro: ja ku do të ndërtohet stadiumi i ri i zikaltërve

Lapsi.al 28 July 2023
Inter, lamtumirë San Siro: ja ku do të ndërtohet stadiumi i ri i

Zhvillim i rëndësishëm në shtëpinë e Inter, në këndvështrimin e ndërtimit të stadiumit të ri. Lamtumira nga San Siro, në këtë pikë, po bëhet gjithnjë e më konkrete. E në këtë kuptim regjistrohet marrëveshja mes zikaltërve dhe Bastogi, për ndërtimin e stadiumit në Rozzano.

Marrëveshja në fjalë lidhet me dhënien e një të drejte ekskluzive për studimin e fizibilitetit për stadiumin e ri. Impianti, që do të zëvendësojë San Siro si shtëpia e re e zikaltërve, është i destinuar të ndërtohet në zonën në pronësi të Bastogi dhe Brioschi. Në fakt, një lëvizje e re, duke qene se Inter po planifikonte stadiumin e ri në Asago.

Lexo më tej: Çështja San Siro, Zhang tërbohet me Cardinale: Inter kërkon sqarime për lëvizjen e Milan

KOMUNIKATA

Lajmin e ka dhënë, përmes një komunikatë, vetë kompanitë që zotërojnë zonën në fjalë: “Bastogi e Brioschi Sviluppo Immobiliare S.p.A njoftojnë se sot Infrafin s.r.l. (një kompani në pronësi të plotë të Camabo s.r.l., kapitali aksionar i së cilës mbahet nga Bastogi për 51% dhe nga Brioschi për 49% e mbetur), i dha F.C. Internazionale Milano S.p.A. një të drejtë ekskluzive deri më 30 prill 2024, që synon verifikimin e mundësisë së ndërtimit të një stadiumi dhe disa funksione ndihmëse brenda zonës në pronësi të Infrafin në Komunën Rozzano”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI