Flash

Juventus fërkon duart për Weah! I biri i King George magjepsi teknikun Allegri e tifozët

Lapsi.al 28 July 2023
Juventus fërkon duart për Weah! I biri i King George magjepsi teknikun

Në fitoren e Juventus me penallti ndaj Milan është shenja e Timothy Weah. Lojtari i lindur në vitin 2000 hyri në fushë menjëherë intensiv dhe i vëmendshëm. Duhet përmendur që u përball me dy kundërshtarë të komplikuar si Rafael Leao dhe Theo Hernandez. Massimiliano Allegri komentoi pas ndeshjes për performancën e tij: "Ai pati një impakt të mirë. Ai është një lojtar i vlefshëm që gjithmonë e vë veten në dispozicion. Jam i kënaqur me mënyrën se si po punon."

Weah u bë protagonist pas pak minutash për një zbritje të bukur, në të cilën tregoi fuqinë dhe cilësinë e tij fizike edhe në krosime. Aksioni përfundoi me goditjen e Chiesa ngjitur me shtyllën. Në duelin të gjithin amerikan me Christian Pulisic, fitoi qartazi lojtari bardhezi, më shumë në lojë dhe në nivel atletik se shoku i tij. Juventus dhe Max Allegri do të gjejnë tek ai besueshmëri dhe qëndrueshmëri.

Lexo më tej: Djali i ikonës së Milan zgjedh Juventus: akord me Lille për Weah

Weah ka më pak kualitet me topin në këmbë se padroni i vjetër i krahut të djathtë, Juan Cuadrado. Por freskia e moshës është në anën e tij. Vetëmohimi, një cilësi e vlerësuar gjithmonë nga trajneri i Juventus, u shfaq para syve të të gjithëve. Operacioni i rinimit dhe revolucionit bardhezi nis edhe nga djali i George. Weah, edhe pse ishte vetëm një miqësore verore, tashmë ka pushtuar botën e Juventus.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI