Flash

Përjashtim nga Conference League e gjobë për fitimet kapitale fiktive: punë orësh vendimi i UEFA për Juventus

Lapsi.al 28 July 2023
Përjashtim nga Conference League e gjobë për fitimet kapitale

Me një vonesë të vogël në krahasim me atë që parashikohej (flitej për mesin e qershorit), duhet të vijë në këto orë vendimi i UEFA-s për pjesëmarrjen e Juventus në kupat europiane. Pas sanksioneve të vendosura nga FIGC, edhe organi më i lartë i futbollit europian ka vendosur të ndëshkojë bardhezinjtë. Vendimi ka të bëjë me përjashtim nga Conference League e ardhshme dhe me gjobë. Një penalitet jo i lehtë siç kishin hipotezuar disa ditët e fundit, që vjen pas zhvillimeve të fundit të hetimit. Klubi ka bashkëpunuar me prokurorët për të sqaruar pasqyrat financiare.

Lexo më tej:Juventus nxiton për vendimin e UEFA-s: skualifikimi mund të shtyhet për sezonin 2024/2025

Në Torino tashmë prej javësh janë gati të heqin dorë nga prezenca e radhës në Europë. Bardhezinjtë do ta pranojnë me qetësi duke qenë se nga pikëpamja ekonomike nuk është një humbje serioze. Nga pikëpamja sportive, kështu, do t'i jepet fund çështjes së fitimeve kapitale dhe pagave, të cilat ndikuan aq shumë te Juventus sezonin e kaluar. Skuadra e Allegrit, vendin e të cilës do ta zërë Fiorentina, do të përqendrohet kështu te kampionati dhe Kupa e Italisë, duke tentuar të ndërpresë një seri dyvjeçare pa marrë asnjë trofe.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI