Flash

Taulant Balla në "grupin e çiftelisë", sot lufton krimin me ata që i quante barkderra me raki

Lapsi.al 28 July 2023
Taulant Balla në "grupin e çiftelisë", sot lufton

Me zellin e një ministri të ri që kërkon të tregojë veten përballë atij që e gradoi në këtë post, Taulant Balla ka nisur prej disa ditësh turin e takimeve me strukturat e Policisë së Shtetit. Është vënë në krye të një përpjekje për t’i trimëruar përballë krimit ndërkohë që krah tij është Muhamet Rrumbullaku për të cilin 10 vite më parë Taulant Balla kishte plot akuza e aspak konsiderata.

Ende sot në faqen në Facebook të Taulant Ballës gjen një deklaratë të tij për të ashtuquajturin Grupi Çiftelia. Ai kërkonte urgjentisht lirimin nga detyra të “katër barkderrave drejtues të lartë të Policisë së Shtetit”. Mes tyre ishte edhe Muhamet Rrumbullaku, sot kreu i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj, sot kreu i policisë së Tiranës.

“Në kete tavolinë u vendos kryqëzimi i kryekomisar Dritan Lamajt. Katër drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit, barkderra dhe me raki përpara, hanë dhe këndojnë së bashku me një person që akuzohet për vrasjen e një kryekomisari. Me çifteli në dorë, kupola gezon ne prani te te akuzuarit”, shkruante një dekadë më parë Taulant Balla.

Sot ai është Ministër i Brendshëm dhe shëtit me Muhamet Rrumbullakun për të dhënë leksione se si forcohet Policia e Shtetit e si luftohet krimi që ka marrë yrrysh. Kujt Taulant Balle duhet t’i besojmë, këtij të sotmit me kostumin e ministrit apo atij të 10 viteve më parë që fliste për tradhti të Policisë së Shtetit dhe kryepolicin e sotëm e quante barkderr me raki përpara në tavolinë me krimin? Të kërkosh koherencë qëndrimesh në politikën shqiptare është mision thuajse i pamundur, aq më tepër te politikanë të sojit të Taulant Ballës.

Nuk ka ndonjë pritshmëri të lartë publike, madje as vetë brenda radhëve të socialistëve për suksesin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, por çfarë pritet me kërshëri është nëse ai do të arrijë të largojë apo jo Muhamet Rrumbullakun, kryepolicin që 10 vite më parë e cilësonte si “barkderr” e të lidhur me krimin e të dehur me raki. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarret në Greqi, evakuohen edhe 8 fshatra

Evakuohet zona e Nea Aghialos në Greqi si pasojë e shpërthimit të zjarreve. Gjithashtu bëhet me dije se edhe 8 fshatra të tjerë pranë Volos janë evakuuar. Autor...

16:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI