Flash

Video/ Gafë e bujshme e Skriniar me PSG: tifozët e Inter tallen me mbrojtësin që i braktisi

Lapsi.al 28 July 2023
Video/ Gafë e bujshme e Skriniar me PSG:  tifozët e Inter tallen me
Turneu japonez i Paris Saint Germain vazhdon jo tamam si duhet. Francezët barazuan pa gola në ndeshjen hapëse në Rising Sun ndaj Al-Nassr të Cristiano Ronaldo. Pastaj nuk ngurruan të bëjnë një figurë të keqe në Osaka ndaj vendasve të Cerezo, duke dalë të mundur 3-2. Në ndeshjen e shëmtuar të PSG, duhet nënvizuar edhe gabimi flagrant i Milan Skriniar, në rastin e golit 1-1 të japonezëve. Një gabim që ngjalli kënaqësinë e tifozëve të Inter, të cilët u tallën me ish-mbrojtësin e tyre në rrjetet sociale.

SKRINIAR GABOI, INTERISTËT... U KËNAQËN

Për shkak të çështjes së mprehtë që lidhet me Mbappé, Paris Saint Germain nuk po përjeton një nga momentet më të mira në historinë e tij. Por nëse gjërat nuk shkojnë shumë mirë jashtë fushës, situata nuk ndryshon brenda drejtkëndëshit të gjelbër. Në turneun në Japoni, pas barazimit 0-0 ndaj Al-Nassr erdhi humbja e parë sezonale. E pësuar madje nga modestët e Cerezo Osaka. Humbje në të cilën Milan Skriniar kishte dorën e tij negativisht. Sllovaku ishte autor i një gafe flagrante në mbrojtje me rastin e golit të 1-1 të mikpritësve. Lexo më tej: Pesë sezone si interist, Skriniar prezantohet te PSG: francezët firmosin edhe me sulmuesin e Real Madrid Pasi kaluan në epërsi falë Ekitike, PSG u rikuperua nga goli i Jordy Croux, i cili përfitoi nga gabimi i bërë nga Skriniar në bashkëpunim me Danilo. Topi i gjatë i japonezit, Skriniar dhe braziliani penguan njëri-tjetrin dhe asnjëri prej tyre nuk kapi topin. Përkundrazi, lejuan belgun të shkojë qetësisht drejt portës dhe të mundë Donnarumma. Një gabim që bëri që tifozët e Inter të “gëzojnë” dhe jo pak. Zikaltrit ende janë të mllefosur për shkak të vendimit të mbrojtësit për të mos rinovuar dhe për të kaluar te PSG si transfertë e lirë. Komentet sociale ishin elokuente dhe mjaft të rënda: “Është fundi që meriton, je thjesht një klloun m*ti”, ka shkruar një ftifoz. Një tjetër e rriti dozën: “Duhet të shkosh në të sëmës, mirë bëre. Herën tjetër mëso të tradhtosh kështu fanellën tonë”. Një tifoz i tretë pastaj gjykoi: “Në kampionat duhet të bësh edhe më keq. Ne duam më shumë gafa si kjo, o ndyrësirë e shpifur”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI