Flash

Wanda Nara rrëfehet publikisht: “Ju them të vërtetën e sëmundjes sime”

Lapsi.al 28 July 2023
Wanda Nara rrëfehet publikisht: “Ju them të vërtetën e
Wanda Nara ka vendosur të heqë çdo dyshim për gjendjen e saj shëndetësore përmes një rrëfimi në Instagram. Modelja argjentinase iu përgjigj shumë pyetjeve të ndjekësve për sëmundjen e saj të supozuar. Është folur shumë për faktin se Wanda Nara, bashkëshortja e Mauro Icardi, ishte e sëmurë dhe për këtë iu desh të bënte terapi në Milano. Ky fakt kishte nxitur edhe zërat se kërkonin që Icardi të rikthehej në kryeqytetin lombard për të ndihmuar bashkëshorten e tij. Por tashmë është zyrtarizuar rikthimi i sulmuesit argjentinas te Galatasaray. Turqit e blenë për 10 milionë euro nga PSG, pas huazimit të vitit të kaluar. Menaxherja e gruaja e tij, atëherë, vendosi të zbulojë të vërtetën për gjendjen e saj shëndetësore. Lexo më tej: Wanda Nara shtrohet me urgjencë në spital: fliten versione të ndryshme, deri leucemi

ASNJË SËMUNDJE

Wanda Nara ka hequr të gjitha dyshimet: “E vërteta është se jam shumë mirë. Janë thënë shumë gënjeshtra. Njerëzit flasin dhe sigurojnë gjëra që nuk janë të vërteta, pa e ditur se flasin për jetën e një tjetri”. Mediat argjentinase, por edhe ato italiane, kishin folur për leuçeminë e modeles dhe shoëgirl-it argjentinas. Wanda u ndje keq dhe kjo e kishte shtyrë të bënte kontrolle të mëtejshme për shëndetin e saj. Megjithatë, gruaja e Mauro Icardi është e prirur të thotë se nuk ka asnjë bazë të së vërtetës: “Unë nuk do të trajtohem në asnjë shtet. Do të shoqëroj Mauron në Stamboll. Unë jam shumë mirë". E në fakt historitë e mëpasshme i kushtohen të gjitha reportazhit të udhëtimit të familjes Icardi drejt Turqisë, ku familja po përgatitet të jetojë, sa kohë që sulmuesi të luajë për Galatasaray.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI