Flash

Albi Doka humbet kthimin ndaj Besiktas: testet evidentojnë problemin muskulor për mbrojtësin

Lapsi.al 29 July 2023
Albi Doka humbet kthimin ndaj Besiktas: testet evidentojnë problemin

Rezultati 3-1 është vetë i komplikuar për tu përmbysur, sidomos duke patur parasysh nivelin e Besiktas. Pastaj kur shtohen probleme të tjera, bëhet akoma më e vështirë. Rezultatet që kanë ardhur nga testet të cilave iu nënshtrua Albi Doka, pas kthimit nga Stambolli, nuk janë aspak ato që priste tekniku i bardhebluve Orges Shehi.

Mbrojtësi i djathtë ka pësuar një lodhje muskulare, që do ta pengojë të dalë në fushë për ndeshjen e kthimit kundër gjigantit turk. Rekomandimi është 4 ditë pushim i plotë për mbrojtësin Doka. Në këtë pikë, për 26 vjeçarin prezenca në ndeshjen e së enjtes në Arena Kombëtare është e pamundur. Doka doli nga fusha në Vodafone Park, në transfertën e vajtjes, në minutën e 58’. Lojtari ndjeu një pickim në muskul, që nuk e lejonte dot të vazhdonte ndeshjen. 26 vjecari u zëvendësua nga Rimal Haxhiu.

Sipas të gjitha gjasave, ai do të jetë edhe padroni i krahut të djathtë në ndeshjen e kthimit kundër Besiktas. Haxhiu në fakt bëri një paraqitje të mirë, duke u futur në tonus në fushë dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe përpara. I tij ishte asisti i golit të vetëm të Kaina Nunes në minutën e 83, në një nga daljet e zakonshme ofensive të mbrojtësit. Tani, Shehi pret të njëjtin intensitet dhe dëshirë prej tij edhe në kthim, për të luajtur shanset e pakta deri në fund. Tirana e provoi në Stamboll. Për fraksione loje dha përshtypjen edhe se mund ta përballonte. Por pastaj diferencat me Besiktas janë ato që janë, ato u shfaqën e ato që diheshin.

GABIMET PËR T'U EVITUAR

Tirana u dënua vërtetë nga kualiteti i lojtarëve që kishte përballë, por u braktis, gjë që nuk e priste, nga lojtarët që duhet të ishin ata të eksperiencës. Selmani u dëshpërua kur pësoi golin e tretë, me topin që i shpëtoi nga duart, por në fakt problemi ishte i të gjithë repartit. Në një situatë 5 kundër 2, Kilicsoy u lejua të afrohej me topin në këmbë, të futej në driblim, të dilte në konkluzion e pastaj portieri të bënte gabimin e fundit.

Edhe në rastin e golit të parë, Përgjoni humbi kohën, në lojtarin që mbulonte dhe Bulut e kishte një lojë fëmijësh të hapte ndeshjen. Pa harruar se edhe në golin e dytë të turqve, portieri Selmani nuk ishte i pakapshëm. Gabime individuale e mungesë forme që dihej më parë, ashtu si fakti se ishte shumë e vështirë të luhej si një skuadër, një grup lojtarësh bashkë prej pak kohësh.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI